“E ka ‘gjobën’ të lartë pas daljes nga BBV”, Kastro Zizo habit me deklaratën për Meri Shehun

03/05/2024 22:22
Kastro Zizo në "Cherry on Top"

I ftuari i radhës në “Cherry on Top” me Bora Zemanin ishte këngëtari Kastro Zizo.

Teksa foli për projektet e reja muzikore, këngëtari u pyet për një frazë në këngën e tij të re, ku përmendet “Meri do kulaç”. AI tha se do donte që Meri të ishte pjesë e këngës, por “e ka gjobën e lartë”.

Kastro: Do doja që në këtë këngë të ishte dhe Meri duke kërcyer

Bora: Mund t’ja bësh një ftesë publikë

Kastro: E kam relativisht mikeshë, ia kam bërë një ftesë dhe kam marrë një përgjigje diplomatike. Meri pas daljes së BB e ka “gjobën e rëndë”. Të jesh pjesë e këngës Meri do kulaç

Bora: Ia bëjmë direkt nga këtu ftesën.

Top Channel