Sot diskutimet për arritjen e armëpushimit, Hamasi kërkon siguri: Izraeli të na garantojë se do ndalojë sulmet në Gaza

04/05/2024 11:07

Zyrtarët e lartë të Hamasit, kanë kërkuar garanci nga Izraeli se do të ndalojë sulmet në Rripin e Gazës në rast të një marrëveshje për lirimin e pengjeve izraelite.

Para mbërritjes së tyre në Egjipt ku do të vijojnë negociatat për një marrëveshje, zyrtarët e Hamasit kërkuan siguri. Ndërsa ndërmjetësit egjiptianë thanë se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar për të arritur një armëpushim.

Sot në Kajro do të mbërrijë edhe një delegacion nga Katari për të qenë pjesë e bisedimeve.

Më herët, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i bëri thirrje Hamasit të pranojë ofertën e Izraelit për armëpushim, duke e konsideruar atë si tepër “bujare”.

Top Channel