Dele Alli, “ Casillas” i Tottenhamit/ Mourinho e injoron

28/09/2020 20:36

Dele Alli nuk po jeton momente pozitive te Tottenhami që nga starti i sezonit në Premier League.

Mesfushori anglez e pa të ardhmen e tij larg Tottenhamit, skuadër ku bën pjesë prej vitesh të tëra. Trajneri Mourinho nuk e ka shumë në planet e tij dhe këtë portugezi e ka thënë publikisht e privatisht.

Në fakt Dele Alli ishte një prej futbollistëve që doli në merkaton e kësaj vere, por në ditët e fundit gjithçka ndryshoi për shkak të vizionit të ndryshëm të presidentit të klubit londinez Daniel Levy që ka për futbollistin. Levy e vlerëson shumë mesfushorin e përfaqësueses angleze dhe nuk dëshiron largimin në këtë mënyrë, përkundrazi, në fakt Levy i komunikoi se Dele Alli do të qëndrojë në Londër.

Megjithatë Mourinho vazhdon në qëndrimin e tij duke mos e përfshirë në skemat e tij Dele Allin. Trajneri portugez e tregoi këtë në sfidën me neëcastle me Dele Alli që jo vetëm nuk ishte në fushën e lojës, por s’ishte i pranishëm as në stol, një situatë që e përjetoi edhe në ndeshjet e mëparshme. por ai ka qenë në kompeticione të tjera teksa u aktivizua në Europa League. Gjithsesi kjo nuk e ndryshon aspak faktin që Mourinho po e lë 24 vjeçarin gjithnjë e më shumë në hije ashtu siç bëri me Iker Casillas kur ishte te Reali i Madridit

Top Channel