Nga Himara ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësoi hapin e hedhur nga opozita jashtëparlamentare për amendimet e kodit zgjedhor.

“Jam shumë e kënaqur për faktin që opozita jashtë kuvendit, ka marrë përgjegjësitë e saj për të qenë e angazhuar,  e vazhduar në përfaqësimin e popullit. Sikurse e theksova edhe para ditësh, është me rëndësi që opozita të mbetet e angazhuar dhe njëkohësisht të gjitha partitë të çojnë propozime dhe kundra propozime, që janë reale. Kam kuptuar që opozita sot ka çuar propozime dhe jam e kënaqur që Partia socialiste tha se do ta marrë këtë kundërpropozim dhe do të ketë një debat real, për ta përfshirë. Ky standard sjellje,  transparence dhe gjithpërfshirjes është ajo që duam të shohim nga një vend antarë në NATO  dhe vend kandidat për në BE, gjithashtu vend drejtues tani i OSBE. Janë standarde të larta por i meritoni ato”

 Ambasadorja Kim,  u kërkojë  palëve mos të tradhtojnë angazhimin e marrë në rezidencën amerikanë në fillim të qershorit.

“Pozicioni SHBA është shumë i qartë pasi kam folur shumë qartë për këtë. 5 qershori ishte gjithëpërfshirës dhe transparent. Çdo parti që nënshkroi atë marrëveshje duhet t’i qëndrojë fjalës së dhënë pasi është ceshtje nderi. Firma ime nuk ndodhet mbi atë letër por ata që e nënshkruan, kanë përgjegjësinë ta zbarojnë 5 qershorin. Pritshmëritë e mia janë që 5 qershori do të nderohet. Nëse palët do të bien dakort për masa të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim. Le të shikojmë çdo të ndodhë.”

 

Top Channel