Ish-komandant Cali, Salih Mustafa nuk është deklaruar rreth akuzave që janë në aktakuzën e ngritur ndaj tij. Ai ka thënë nuk deklarohet sot rreth kësaj, por pasi që të konsultohet me avokatin.

Në seancën ku është paraqitur ish-shefi i Inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa, e që është procesi i parë i tillë I Gjykatës Speciale, Mustafa është pyetur nëse i ka kuptuar akuzat me të cilat rëndohet, dhe ai ka pohuar.

Gjatë kësaj seance është lexuar aktakuza ndaj tij dhe është informuar rreth të drejtave të tij.

Gjykatësi i procedurës paraprake prezantoi pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohet Salih Mustafa, e që janë katër sosh.

Gjyqtari i procedurës paraprake tha se ka konfirmuar aktakuzën e paraqitur nga Prokurori i Specializuar kundër këtij Mustafës, për katër pika, për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme,

Ai konfirmoi se Mustafa arrestua në Kosovë 24 shtator 2020, dhe në atë moment atij ju dorëzua aktakuza e konfirmuar, u transferua po atë ditë në paraburgim në Hagë.

Top Channel