“Do të publikojmë çdo dokument”/ Drejtuesi i përkohshëm i shoqatës së veteranëve tregon 8 orët e bastisjes së Eulex

28/09/2020 20:06

Organizata e Veteranëve të Luftës do të vazhdojë të publikoj çdo dokument që lidhet me hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, përkundër se publikimi i tyre solli arrestimin e personave kyç, kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Sekretari i Përgjithshëm i OVL-së, tash ushtrues i detyrës së kryetarit, Faton Klinaku tregon për Top Channel se kjo nuk do t’i zmbraps drejt dëmtimit të imazhit të Speciales, që sipas tyre partner kryesor ka Prokurorinë Serbe.

Megjithëkëtë, në fletëarrest thuhet se të njëjtit kishin edhe kryer veprën penale, frikësim i dëshmitarëve.

Pas 8 orë bastisje, përveç dy shtëpiza kompjuteri, pajisjen me xhirimet ku shiheshin personat e paidentifikuar tek i sillnin dosjet, në zyrën e Gucatit morën edhe dokumentin me të cilin i ishin drejtuar Kuvendit për ndryshim të Ligjit të Dhomave të Specializuara të Hagës.

E tërë ky proces u krye nën mbikëqyrjen e Klinakut.

Menjëherë pas arrestimit, Gucati e Haradinaj u dërguan në Hagë dhe ende nuk kanë caktuar avokatë mbrojtës, derisa pritet të mbahet seanca e parë për caktimin e masës së paraburgimit.

 

Top Channel