Jon, Met dhe David janë 3,  27 vjeçarë nga Anglia të cilët kanë vendosur të kalojne një javë në Shqipëri.

Pavarësisht vështirësive që mund t’u shkaktojë pandemia në udhëtimin e tyre ata janë të vendosur të zbulojnë sa më shumë nga vendi yne dhe pas 4 ditëve qëndrim janë shprehur veçse të kënaqur dhe shumë të surprizuar nga gjithçka kanë përjetuar.

Për të tre djemtë, udhëtimi në Shqiperi ku veç Tiranës kanë vizituar  Beratin, Vlorën dhe Durrësin do te mbetet i paharruar dhe jo vetëm premtojnë që do të rikthehen por gjithashtu do të ftojnë dhe miq të tyre të shohin Shqipërinë.

 

Top Channel