Cristiano Ronaldo u përkufizua në unison nga media sportive italiane dhe jo vetëm si shpëtimtari i Juventusit në sfidën e së dielës ndaj Romës me portugezin që shënoi të 2 golat e Zonjës së Vjetër në barazimin 2-2 me verdhekuqtë.

Me golin e pabesueshëm të shënuar me kokë ku ai kërceu 2.27 m, portugezi e çoi në 3 numrin e golave të shënuar në 2 javët e para të kampionatit italian. Janë këto shifra që tregojnë për të disatën herë madhështinë e portugezin.

Cristiano Ronaldo tashmë ka arritur në kuotën e 450 golave të shënuar në kampionatet më të rëndëishme në Evropë duke nisur nga sezoni 2003/2004 kur bëri debutimin me Manchester United. Për 35 vjeçarin kjo është hera e 4 që shënon në 2 ndeshjet e para në një nga ligat më të rëndësishme të kontinentit pas viteve 2009, 2010 dhe 2014 në La Liga me fanelën e Realit të Madridit.

Peshën që ai ka te Juventus e konfirmojnë 2 të dhëna. Që nga momenti që u transferua në Torino, Ronaldo ka marrë pjesë në mënyrë aktive në 69 gola në Serinë A me 55 gola të shënuar e 14 assist dhe në më pak se 2 vjet është futbollisti që ka shënuar më shumë në Itali, 55 gola, 7 nga të cilat me goditje me kokë. Por kjo histori nuk mbyllet, sepse duke e njohur portugezin, është një personazh që nuk kënaqet kurre.

‘Nuk ishte rezultati që donim, por me shpirtin e skuadrës do të kthehemi më të fortë se kurrë-shkruante ylli portugez i Juventusit në një postim në Instagram pas dygolëshit të tij ndaj Romës

Top Channel