Nën kullën Eiffel/ Çdo formë dhe masë në sfilatë

28/09/2020 19:11

Duke sfiduar shiun dhe kufizimet e Covid-19 në Paris, disa qindra gra, të formave dhe masave të ndryshme, mbajtën një spektakël mode, nën këmbët e kullës eiffel, për të kërkuar më shumë diversitet në modë dhe për të inkurajuar pozitivitetin e trupit.

Për organizatorët, qëllimi i këtij spektakli mode ishte që cdokush të mund të identifikonte veten dhe ta pranonte atë ashtu sic është. Është një lëvizje pozitiviteti kundrejt vetes dhe të tjerëve.

Kohët e fundit, duket se edhe markat e veshjeve e kanë kuptuar ndryshimin dhe kanë filluar të përdorin, ndonëse jo në masë, modele të masave të ndryshme në sfilata. Në fund të fundit, sic shprehen organizatorët e këtij eventi, të gjitha femrat janë të bukura, pavarësisht formës, masës apo etnisë.

Top Channel