Në foto/ Përplasjet më të ashpra që nga vitet 1990 mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

28/09/2020 20:58

Luftimet u përshkallëzuan ashpër të hënën midis Azerbajxhanit dhe rajonit të Nagorno-Karabakh ku të paktën 29 njerëz u vranë në një ditë të dytë të përplasjeve të rënda.

Të dy palët goditën njëra-tjetrën me raketa dhe artileri në shpërthimin më të ashpër të konfliktit në më shumë se një çerek shekulli.

Çdo lëvizje drejt një lufte të gjithanshme mund të tërheqë fuqitë e mëdha rajonale Rusinë dhe Turqinë. Moska ka një aleancë mbrojtëse me Armeninë, ndërsa Ankara mbështet të afërmit e saj etnikë turq në Azerbajxhan.

Autoritetet e Nagorno-Karabakh thanë se 27 ushtarë të tyre ishin vrarë në luftime me forcat Azere të hënën, pasi thanë se 31 ushtarë të saj ishin vrarë të Dielën dhe rreth 200 të plagosur kur Azerbajxhani sulmoi.

Ata thanë gjithashtu se kishin rimarrë disa territore të humbura të dielën.

Nga ana tjetër Prokuroria e përgjithshme në Azerbajxhan tha se dy civilë azerbajxhanas ishin vrarë të hënën, pasi pesë u vranë të dielën dhe 30 ishin plagosur.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/09/28/armeni-azerbajxhan-cfare-qendron-prapa-konfliktit-per-rajonin-e-nagorno-karabakh/

https://top-channel.tv/2020/09/28/erdogan-pro-azerbaxhanit-per-nagorni-karabakh-sapo-armenia-te-largohet-nga-territoret-e-okupuara-rajoni-do-te-rifitoje-paqen/

FOTO GALERI
1/10

Top Channel