35-vjeçari martohet me gruan 45 vite më të madhe: Dashuria nuk njeh moshë…

28/09/2020 20:17

Pak muaj më parë, vëmendjen e mediave britanike e mori historia e pazakontë e egjiptianit Mohamed Ahmed Ibriham, 35-vjeç, i cili nisi një romancë me britaniken 80-vjeçare Iris Jones.

Gjatë këtyre muajve, shumë përdorues në rrjetet sociale e kanë akuzuar të riun si mashtrues parash, por ai është ndalur të flasë dhe të sqarojë një herë e mirë këto zëra. Ai ka thënë për mediat, se është një “burrë dhe jo një lojë”.

Gjatë një emisioni, ai ka treguar se si Iris ka pësuar një incident, teksa ata po kryenin marrëdhënie seksuale.

“Dashuria nuk njeh moshë. Iris më zgjodhi mua e unë Irisin. Teksa ishim duke kryer marrëdhënie, Irisi u lëndua në këmbë”, tha i riu.

Ndërkaq, Irisi u shpreh më herët se me Mohamed-in është njohur në rrjete sociale dhe kur janë takuar për herë të parë menjëherë kanë kaluar një “natë pasionante”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel