Edhe teatri i operas, privat/ Dirigjenti Zhani Ciko: Nuk e imagjinoj tërësisht privat

28/09/2020 15:39

Ministrja e kulturës, Elva Margariti ka bërë së fundmi një deklaratë në një takim me artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nga ku hodhi idenë e privatizimit të këtij institucioni dhe mos varjes së tij nga shteti.

I ndodhur me shumë se dy dekada në TKOB, dirigjent, maestro dhe menaxheri i saj Zhani Ciko ndan me ne idetë, se cilat janë modelet më të mira në rast se shkohet drejt nje teforme të tillë.

Zhani Ciko: Ky është rasti për të parë mundesinë e një legjislacioni të ri. Së pari mendoj që ajo që do ta shihja si më të mundshme është parashikimi i kësaj lëvizjeje të madhe strukturore dhe ligjore mbi bazën e disa fazave dhe jo të menjëhershme. Pas kësaj është zbërthimi gradual i tij dhe pastaj baza ligjore. Pra nuk imagjinoj një teatër tërësisht privat. Momenti është i veshtirë. Të gjitha këto më bejnë të mendoj që duhet menduar jo për të shtuar konfuzionin. Por përkundrazi!

Pse mendoni ju që pikërisht në këtë kohë ka arshur kjo deklaratë nga ministra jonë e kulturës?

Zhani Ciko: Unë mendoj se në thelb kjo deklaratë është bërë në mlnentin kur shteti ynë dhe shoqëria po përgatitet për të mbyllur një etapë dhe për të filluar nje tjetër. Kushdo qofshin forcat qe rrotullohet, gjithcka ka nje rifillim. Pa dashur ta politizoj. Cështja është; në rast se ky diskutim do të mbyllet brenda dikasterit, i cili sic kuptohet ne deklaratë do të clirohet nga ky institucion; “le të vrasë veten”. Ky është gabimi më i madh. Për cfarë duhet një dikaster kulture kjr juk ma institucionet kryesore? Jo në varësi. Varësia është politikë.

Ka dhe një paralelizim me botën e sportit. A vlen këtu rasti per krahasim?

Zhani Ciko: Dikur e kemi diskutuar kur u bë filmi “Ne Cdo Stinë”, j Viktor Giikës. E përbashketa e tyre është kjo; sporti dhe shfaqet zhvillohen në kohë. Arti kërkon një vizionim më specifik, por mënyra e suportimit të këtyre të dyjave ka pika të përbashkëta.

Top Channel