Gjyqi i dy të dashurave që copëtuan trupin e të riut dhe përdorën gishtin e tij për vjedhur €80,000

28/09/2020 16:47

Adoleshentja Maria Malveiro besohet se është frymëzuar nga programi me vrasës serialë “Dexter”, teksa preu gishtin e viktimës dhe me të hapi llogarinë bankare në celularin e tij.

Sot në gjyq dyshja e të dashurave homoseksuale u akuzuan për vrasjen makabre dhe copëtimin e trupit të punonjësit të hotelit në Portugali, teksa detaje të rënda të ngjarjes dolën në dritë.

Punonjësja e sigurisë private Maria Malveiro, 19 vjeçe, dhe e dashura e saj infermiere Mariana Fonseca, 23 vjeçe, akuzohen për vrasjen e 21-vjeçarit Diogo Goncalves me qëllim grabitjen e trashëgimisë së tij.

Dyshja besohet se mbajtën për afro pesë ditë kokën, krahët e këmbët e viktimës, pasi kishin hedhur në det trungun.

Pjesët e trupit ato i kishin mbajtur në dy makina, duke përfshirë dhe Mercedes-in e viktimës, para se t’i hidhnin ato në një ujëvarë të quajtur Pego do Inferno, panë qytezës Tavira në rajonin portugez të Algarve.

E përditshmja portugeze Correio da Manha, e cila publikon pjesë nga padia e prokurorisë, shkruante se dy lesbiket kishin prerë gishtat e Diogo për të hyrë nëpërmjet celularit në llogarinë bankare të viktimës, ku kishin vjedhur një trashëgimi prej €80,000.

Viktima kishte përfituar trashëgiminë pasi nëna e tij kishte humbur jetën në një aksident automobilistik në 2016 në Guia.

Malveiro pranoi para gjykatësit në Algarve se për aktin ishin frymëzuar nga seriali horror amerikan ‘Dexter’.
Ato vranë Diogo më 18 mars të këtij viti.

Në padi thuhet gjithashtu se ato shpenzuan tre ditë nga 20 deri në 23 mars duke dërguar mesazhe për miqtë e viktimës në Facebook për t’i bërë ata të besonin se ishte ende gjallë.

Dy femrat akuzohen për vrasje, prishje të trupit të të vdekurit, mashtrim kompjuterik dhe vjedhje automjeti.

Gazeta portugeze Jornal de Noticias shkruante se Malveiro përfitoi nga fakti që Diogo “e kishte qejf atë” dhe kur ishin takuar në shtëpinë e tij, ajo i kishte dhënë një pije me qetësuesin e fortë Diazepam, pasi i premtoi një kërcim erotik.

Më pas ajo e kishte lidhur në një karrige para se ta mbyste dhe ta copëtonte së bashku me Fonseca, sipas raportimeve.

Hetuesit dyshojnë se vrasëset e Diogo kishin gabuar duke hedhur trungun e tij nga shkëmbi piktoresk, pasi ai nuk përfundoi në ujë por në tokë të thatë, duke lënë mjaft informacion për hetuesit.

Ata shkruanin: “Krimet ndodhën në rajonin e Algarve mes 20 dhe 25 marsit. Viktima është qytetari portugel 21 vjeçar që jetonte në Algarve, trupi i gjymtuar i të cilit u gjet në Sagres e Tavira. prej mbetjeve trupore u morën informacione të rëndësishme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarave, 19 e 23 vjeçare”.

FOTO GALERI
1/7
Maria Malveiro tha se dyshja u frymezua per krimin nga seriali Dexter

Top Channel