Open/ Tërheqja e maxhorancës për votimin e Kodit, Gjekmarkaj: Opozita ja la topin në derë me…

28/09/2020 21:25

Maxhoranca bëri sot një hap pas, duke shtyrë seancën e 1 tetorit, që ishte deklaruar afati i fundit, ku do të votoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Duke komentuar këtë tërheqje të maxhorancës, analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Open”, u shpreh se shkak për këtë u bë propozimi i opozitës për lista të hapura.

Sipas tij, maxhoranca ishte përdorur si alibi mungesën e një projektligji nga opozita, duke theksuar se me propozimin, opozita ja la “topin në derë”.

“Ambasadorët kanë qenë kumbarët e marrëveshjes së 5 qershorit dhe mënyra si po spostohej kjo marrëveshje, i cenonte ata në kredibilitetin e tyre. Presioni i tyre ka qenë i vazhdueshëm, por ka ndodhur një fakt tjetër. Nëse maxhoranca thoshte nuk kemi një projektligj nga opozita, tani opozita ja ka lënë topin te dera maxhorancës me propozimin për hapjen 100% të votave. Ajo që tha ambasadorja amerikane që është çështje nderi, më shuam është çështje standardesh demokratike. Nuk është çështje votash, se ka peshkuar sa ka dashur nga opozita e re. Pra ka ndikuar propozimi i ri i opozitës”, tha ai.

Top Channel