“Tea ka menduar sa bukur flet more kodosh”/ Arjani “nuk kursen” as Andin, “e akuzon” si personazh fallco

28/09/2020 19:31

Ndonëse publiku ishte në pritje për të parë takimin e parë në “PërPuthen” për këtë javë, emisioni i sotëm mori komplet një rrjedhë tjetër

Debatet të njëpasnjëshme u shoqëruan dhe me bisedën me tone të ashpra që Andi pati me opinionistin Arjan Konomi. Ky i fundit e akuzoi djalin si “fallco”, nëse ai e bazon argumentin e tij në mendimin e publikut. Ajrani tha se Andi duhet të jetë vetvetja dhe të mos flasë në emër të publikut. Ndërsa Andi e ilustroi argumentin e tij me një shembull në lidhje me Tean.

Arjan Konomi: Ti je njeriu më fallco këtu, unë kam parë në takimin e parë që je fallco, po të shohim takimin e dytë dhe të shohim.

Andi: Unë s’jam fallco këtu dhe ndikon, në momentin që janë bërë 200 veta dhe më japin argumente më të forta, unë e marr për bazë, ashtu siç edhe ti do ta marrje për bazë.

Arjan Konimi: Paske ardhur këtu për të dhënë zëdhënësin e ndjekësve të tu ti qofsh kështu. Ke respekt për veten tënde ti. Ti do të bësh romanticizmat që të kënaqësh njerëzit sipërfaqësor.

Andi: Shiko Arjan. Ndjekësit kanë kapur një fragment, ku në momentin që po shfaqej takimi im dhe i Teas, Tea më ka parë me një shkëlqim të syve që mua më emocionoi.

Arjani: Ndërkohë Tea ka menduar sa bukur flet mor kodosh.

Top Channel