Tiranë/ Vjedhje, drogë, kultivim bimësh narkotike, arrestohen 6 persona, procdeohet penalisht kryeplaku i fshatit

28/09/2020 16:28
Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë mesditës të së hënës (28.09.2020) nga Policia e Tiranës.

2 prej këtyre kanë rënë në prangat e forcave blu pasi gjatë një kontrolli në tokën e tyre u janë gjetur të kultivuara një sasi bimësh të dyshuara si cannabis sativa. Dy shtetasit e arrestuar janë K.H, 37 vjeç dhe Y.H, 57 vjeç ndërsa është proceduar penalisht kryeplaku i këtij fshati për veprën penale “ Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu forcat blu kanë bërë arrestimin e një 41 vjeçari me iniciale M.Ç, pasi gjatë një kontrolli fizik në “Rrugën e Kavajës” iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

 

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

 

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. H., 37 vjeç dhe Y. H., 57 vjeç, pasi në Kashar 2, në tokën e tyre u gjetën të kultivuara një sasi bimësh të dyshuara cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, kryeplaku i fshatit, shtetasi D. A. Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi E. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e dyshuar manovër.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. Xh., 41 vjeç dhe S. D., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel