Klima, një instrumentist i njohur i xhazit, merr lajmin se një infermiere e re me të cilën ka kaluar një natë të shkurtër në një qendër termale, është shtatzënë dhe ai është babai.

Pas kësaj, fillon një komedi e zezë në të cilën, gjatë pesë ditëve të çmendura, tetë personazhe përqafojnë njëri-tjetrin në vrullin e një valsi marramendës. Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve që ka vendosur të emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme. Ai organizon një festë lamtumire në qendrën termale, si një ëndërr e një nate vere.Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia dhe Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht, ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.

Kush e di pse, ndoshta sepse siç thotë vetë autori, këto rrëfime, të shkruara në periudhën më të lumtur të jetës, janë më të gëzuarat, më të paturpshmet dhe më zbavitëset e veprës së tij. Spektakli i personazheve hedonistë që parakalojnë në këtë libër, në kërkim të lojërave të shumëfishta e kontradiktore të miqësisë, të dashurisë dhe seksit, nuk mund të mos nxisin të qeshura, të bllokuar siç janë ata në kurthet e botës së çmendur të ashpërsisë, hermetizmit e inkuizicionit që i rrethon. Pyetjet më serioze bëhen me lehtësi blasfemuese e na bëjnë të kuptojmë se bota moderne na ka privuar madje nga e drejta për tragjiken! Një gaz autentik, i prapë; një humor i mençur, mendjemprehtë e argëtues, me të cilin autori i Lehtësia e padurueshme e qenies na ka mësuar tashmë.

Kundera mbetet besnik ndaj talentit të tij delikat, paksa dinak dhe të mbrapshtë për një rrëfim “për shanset erotike”.

New York Times Book Review

Kundera është një mjeshtër i letërsisë bashkëkohore. Romani Valsi i lamtumirës është njëherësh një model i virtuozitetit dhe i zvetënimit të shpirtit njerëzor.

L’Unité, Paris

Valsi i lamtumirës të trondit. Humor i zi. Egërsi e pacipë. Portrete grash të admirueshme dhe delikate.

Le Point, Paris

Të dhëna për librin

 

Titulli: Valsi i lamtumirës

Autor: Milan Kundera

Përktheu: Saverina Pasho

Numri i faqeve: 240 faqe

Cmimi: 1000 lekë

Shtëpia Botuese: Dituria

Top Channel