Britanikët refuzojnë mbylljen e bareve në 22.00, dhjetra dalin duke pirë e kërcyer në rrugë pas orarit (foto)

28/09/2020 16:11

Mediat britanike quanin sot “idiote” rregullën e re të kryeministrit britanik Boris Johnson për mbylljen e bareve teksa turma prej dhjetra të rinjsh shiheshin duke e pirë e duke kërcyer në rruga pasi u nxorrën jashtë ne te njejten kohe nga pub-et.

Kritikët thonë se masa po bën “më shumë dëm sesa mirë” teksa dhjetra njerëz ishin regjistruar në fundjavë duke festuar jashtë bareve të cila i nxorrën jashtë ata në të njëjtën kohë.

Dr Flavio Toxvaerd, eksperti i sëmundjeve infektive në Universitetin e Cambridge, dënoi pasojat e rregullit të ri si “totalisht të parashikueshme”.

Ai tha: “Kështu atyre i lihet vetëm një rrugëdalje, që njerëzit përsëri të grumbullohen së bashku, ne këtë mund ta kishim mësuar nga vende të tjera”.

Andy Burnham, kryebashkiaku i Manchester tha se afati i përbashkët po i nxit turmat drejt supermarketeve dhe dyqaneve të pijeve alkoolike për të konsumuar alkoolin në rrugë.

“Ndoshta sikur orari të ishte deri në 9 të darkës për shitjen e alkoolit edhe në supermarkete e dyqane, do të mund të parandalohej vërshimi drejt tyre”.

Kryeministria Downing ka refuzuar kërkesat për rishikim të rregullit të mbylljes së orës 22.00

FOTO GALERI
1/9
Birmingham

Top Channel