Në futbollin anglez, të gjithë kundër sistemit “ VAR”

28/09/2020 20:27

Kampionati më i fortë i futbollit në planet po kundërshton gjithmonë e më shumë sistemin e videoarbitrimit, me tifozët dhe lojtarët që e fajësojnë se po shkatërron sportin më të bukur në vendin ku u shpik kjo lojë.

Këtë sezon janë akorduar nga arbitrat e premier Ligës 6 penallti, krahasuar me 19 në total që ishte sezonin e kaluar. Praktikisht me këtë ritëm, kampionati i vjetër do kalohet shpejt.

Në Angli ka nisur interpretimi më strikt i prekjes me dorë të topit në zonë, dicka që në kampionatin spanjoll soli 50 penallti sezonin e kaluar, dhe në Serinë A plot 60 sanksione të tilla. Episodi i fundit në dëm të Totenhemit zhgënjeu trajnerin Murinjo që rikujtoi gjestin e prangave, një sjellje polemizuese kur drejtonte Interin.

Me interpretimin e rregullave të reja për prekjen e topit me dorë në zonë, një lojtar penalizohet nëse edhe krahu do të influencojë pak në aksion, apo nëse topi përshkolon një distancë të caktuar. Totenhem pa ti sfumohej fitorja në minutën e 7 shtesë nga Njukasëll, por revolta e të gjithë tifozëve, dhe jo vetëm e Spërs po shton presionin për lehtësimin e sanksioneve nga videoarbitrimi.

Top Channel