Dita ndërkombëtare e vajzave/ Fotografitë e rralla të Charlize Theron me fëmijët

28/09/2020 13:46

“Zemra ime u përket këtyre dy ndriçuesve”shkruan aktorja në një postim në faqen e saj zyrtare në Instagram. Charlize është e njohur për privatësinë e saj në lidhje me jetën private, kështu që ky post u shënua një ngjarje e veçantë dhe e rrallë nga ana e aktores.

“Nuk do të jem kurrë si më parë – shton më tej ajo. Gëzuar #NationalDaughtersDay❤️” Një dedikim i thjeshtë, me fjalë të bukura dhe të zgjedhura për të festuar ditën ndërkombëtare të vajzave, e cila festohet çdo vit të dielën e fundit të shtatorit.

Aktorja ka birësuar dy fëmijë, August, 5 vjeçe, dhe Jackson, 9 vjeç (djali i vogël ndjehet si vajzë, ka deklaruar aktorja, dhe unë e trajtoj si të tillë). Aktorja është shprehur se për të qenë e lumtur nuk është e nevojshme prania e një burri. “Preferoj të jem më mirë single, se sa të qëndroj me një njeri që nuk do të më lejojë të jem ajo që jam në të vërtetë”.

Top Channel