Komisioni i Ligjeve/ Gjoni: Jemi si tek filmi “Game of Thrones’, përballë një dimri të tmerrshëm

28/09/2020 11:49
Ralf Gjoni

Deputeti Ralf Gjoni, gjatë seancës së Komisioni të Ligjeve që po mbahet ditën e sotme  krahasoi këtë periudhë të ashpër politike në vend me pjesqën e parë të filmit të famshëm “Game of Thrones”, që quhet “Dimri po vjen”.

Ai tha se jemi përballë një dimri të tmerrshëm jo vetëm në Shqipëri  por në të gjithë kontinentin e Evropës apo botës.

Sot jemi si ai seriali Game of  Thrones në  pjesën e parë që quhet dimri po vjen. Jemi përballë një dimri të tmerrshëm që ka prekur  jo vetëm  Shqipërinë por të gjithë kontinentin e Evropës apo botën. Në SHBA qytetarët po armatosen. BE është në një luftë dhe ne në një qoshe të madhe të Ballkanit kërkojmë të vëmë demokraci. Ju keni hall se dimri do t’ju prekë të treve, do përballeni me inatin e popullit shqiptar  bashkërisht, prandaj dhe masat doni t’i merrni bashkërisht”, tha Gjoni.

Top Channel