22:32
Prekëse! Çifti i të moshuarve ndërron jetë nga COVID-19, shtrënguan duart deri në momentet e fundit
Plot 53-vite të martuar, fati ishte i shkruar për Betty dhe Cursiti Tarpley nga SHBA, të cilët ishin të destinuar të ndërronin jetë për shkak të COVID-19. Betty dhe Curtis, janë njohur që në shkollë të mesme dhe nga fryti i dashurisë së tyre erdhën në jetë dy fëmijë. Sipas djalit të çiftit, Tim, të moshuarit edhe në çastet e fundit të jetës janë parë duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.