Nuk janë pajtuar! Gold AG ka dy fjalë për sherrin me Tunën: “Është degjenerim te femrat shqiptare …”

03/10/2020 23:42

Reperi Arian Agushi i njohur si “Gold AG” ishte një ndër të ftuarit në puntatën e dytë të emisionit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

Shpesh herë të ftuarit në emision gjatë sfidës “Ndaje ose pije” zgjedhin t’i përgjigjen pyetjeve pikante dhe të tregojnë të vërtetat pa “doreza”.

“U përfol shumë se pati një përplasje mes teje dhe Tunës, na trego arsyen e këtij sherri ose pi” ishte pyetja që i lexoi Anxhela Peristeri.

“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo”, ishte përgjigjia e reperit të njohur.

Top Channel