Kina prezanton dronin shkatërrimtar me raketa të komanduara dhe granata-lëshues

03/10/2020 16:00

Ushtria kineze ka prezantuar së fundmi në një video një dron luftarak me 12 helika të pajisur me granatalëshues dhe raketa të udhëhequra me lazer.

Mjeti i frikshëm është parë në pamje të televizionit shtetëror duke u stërvitur me objektiva në bazat e Kinës jugore.

Ai besohet se është prodhuar nga kompania shtetërore kineze e armatimit Harwar, me bazë në Shenzhen, në brigjet jugore të Kinës.

Kompania thotë se fokusohet në dronët dhe të tjera “pajisje speciale”, ndërsa prezantoi dronin në një panair ushtarak muajin e kaluar.

Modeli eshte quajtur “Zhanfu H16-V12”, qe perkthehet ne as “Sepata e Luftes”.

Prodhuesit thonë se mjeti mund të arrijë lartësi 5,800m, shpejtësi 70 km në orë dhe të ngrejë pesha deri në 25kg.

Mjeti mund të fluturojë edhe në erë me shpejtësi 38milje në orë e të funksionojë në temperatura deri në -40C apo të larta deri në 85C.

Ai është i pajisur me municione të telekomanduara dhe mund të përdoret për misione zbulimi apo interceptimi të armikut.
Pamjet stërvitore dukej se vinin nga provinca Yunnan pranë kufirit me Indinë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel