Manchester City ndalet sërish. Pas disfatës poshtëruese nga Leicester në Etihad Stadium, këtë radhë skuadra e Guardiolës u ndal nga Leedsi i Marcelo Bielsës që vazhdon të befasojë në futbollin anglez.

Sfida e zhvilluar në Elland Road u mbyll me barazimin 1-1 me Citizens që edhe këtë radhë nuk ditën të mbajnë avantazhin në rezultat të cilin e morën në minutën e 17.

Në fillimin e pjesës së dytë Leedsi barazoi 1-1 me golin e Rodrigos dhe ky rezultat mbeti në fuqi deri në fund të 90 minutëshit me skuadrat që morën nga 1 pikë secila

Top Channel