Policia gjermane përleshet me protestuesit anti-racizëm/ “Neo-nazistët” gjithashtu marshojnë (video)

03/10/2020 18:57

Përleshje dhe protesta të ashpra kanë shpërthyer sot në ditën e Ribashkimit të Gjermanisë në Berlin kur protestues anti-racizëm të njohur si “Antifa” u përpoqën të bllokojnë një marshim të së djathtës ekstreme. Protestuesit e majtë tentuan të bllokonin rrugën duke u ulur pwrtoke dhe goditën policinë me objekte të forta.

Gjermania celebronte sot përvjetorin e 30 të ribashkimit, ditën e parë pas ndarjes së 40 viteve. Më 3 tetor 1990 u shpërbë Gjermania demokratike lindore dhe u absorbua në Republikën Federale.

Lëvizja gjermane e të djathtës ekstreme e quajtur “Rruga e Tretë” mbajti një marshim në Berlin për rastin. Zakonisht ajo mban marshimin e saj më 1 maj, por këtë vit u shty prej pandemisë së koronavirusit.

Por eventi mblodhi gjithashtu kundra-protestues të majtë që tentuan të bllokojnë rrugën e protestuesve të “Rrugës së Tretë”. Policia ishte në zonë me forca të mëdha dhe largoi me forcë protestuesit e majtë që uleshin në rrugë, duke arrestuar disa prej tyre. Kjo solli përleshje dhe goditje me sende nga protestuesit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel