Pamje të frikshme! Shembet një urë, 9 persona të zhdukur/ Reshje të mëdha shiu në Francë (VIDEO)

03/10/2020 15:37

Moti i keq ka përfshirë edhe rajone të Francës, ku nëntë persona u raportuan të zhdukur në zonën juglindore të vendit, pas reshjeve të mëdha të shiut, ndërsa 850 zjarrfikës janë vënë në lëvizje.

“Aktualisht nëntë persona gjenden të zhdukur”, tha shërbimi i zonës Alpes-Maritime.

Franca është goditur nga reshjet e mëdha, fill pasi stuhia Alex zbarkoi ditën e enjte. Zonat më të prekura janë kryesisht Brittany në veriperëndim dhe Cote d-Azar, në juglindje.

Sipas mediave të huaja, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme sikurse ndërprerje të energjisë elektrike.

Disa shtëpi u shkatërruan, ndërkohë që u shemb një urë në Saint-Martin-Vesubie.


Top Channel