Mësim online me akademi.al/ Platforma e krijuar nga një student i ekselencës, 300 mijë përdorues

03/10/2020 20:00

Pandemia bëri, që mësimi të zhvillohet online. Platforma akademi.al e ofroi këtë gjë, në kohen dhe vendin e duhur.

Pas këtij programi qëndron studenti i ekselencës Dean Çelaj.

“Kur ra pandemia në mars, ne kishim 1000 video të regjistruara. Nga marsi deri tani kemi regjistruar edhe 5000 video që fëmijët mund t’i shohin cdo moment. Videot kam rënë dakord t’ia fal Ministrisë së Arsimit. Para pandemisë ne kishim 50 përdorues të platformës, por pas lidhjes së kontratës më Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës numërojmë mbi 300 mijë përdorues. Pretendojmë që në fund të vitit, të arrijmë 1 milion përdorues”, tha Dean Çelaj, programues i akademi.al.

Nëse një mësues sëmuret me kovid ose një shkollë mbyllet, mësimi kalon menjëherë online. Një nxënës në një fshat rë largët sheh në platformë ose në RTSH, mësuesin me të mirë, që jep mësim.

Për fëmijët me aftësi ndryshe ka një program të dedikuar, me titra dhe me gjuhë shenjash.

Top Channel