Tiranë/ Ndalohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim, arrestohen dhe 3 të tjerë

03/10/2020 12:57

Është kapur dhe ndaluar në Tiranë një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, si dhe janë arrestuar në flagrancë dhe 3 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin e shtetasit R.Zh., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”.

Po kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•M.P., 56 vjeç, pasi në rrugën “Urani Pano” dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka kanosur për shkak të detyrës dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

•D.K., 42 vjeç dhe N.D., 52 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel