Tragjedi në Maliq/ Babai aksidenton fëmijën me traktor, ndërron jetë 5-vjeçari

03/10/2020 17:56
Pamje nga vendngjarja

Një tragjedi ka ndodhur pak më parë në Maliq.

Mësohet se rreth orës 17:00, shtetasi E. B., duke manovruar me një mjet tip traktor, në oborrin e stallave në fshatin Sheqeras, Maliq, aksidentalisht ka dëmtuar djalin e tij shtetasin A. B., rreth 5 vjeç.

Ndonëse i mituri u dërgua në Spitalin e Korçës, ndërroi jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel