“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Tirana do të ketë shumë shpejt inkubatorin më të madh në rajon në fushën e teknologjisë së inovacionit, artit dhe kulturës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe dy bashkëdrejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, inspektuan punimet e fundit që po bëhen tek “Tumo Center”, në mjediset e stadiumit kombëtar “Air Albania”, e cila do të presë mijëra të rinj të moshës 12-18 vjeç, qe do të mësojnë gjuhën e kodimit.
“Nuk besoj se ka shkollë më të bukur se kjo që po projektojmë sot, e cila nuk është një shkollë tradicionale, me orarin 8:00 me 13:00, por është krejt alternative. Një shkollë unike jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ba”lkanin”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë dha lajmin se këtë muaj nisin punimet për transformimin e Piramidës, që do të jetë në fakt, shtëpia e përhershme e “Tumo Center”. Punimet do të zgjasin rreth një vit e gjysmë. Veliaj shtoi se ky investim përkon edhe me idenë për ta kthyer stadiumin “Air Albania” në një qendër multifunksionale.
“Nëse unë apo kushdo tjetër shahet e mallkohet për këtë, qofsha fajtor gjithë jetën, sepse ky lloj investimi, që sjell sport, komercializëm, socializim dhe industri kreative, është ndoshta gjëja më e mirë që i ka ndodhur këtij vendi në 100 vite, që kur është shpallur kryeqytet i Shqipërisë. “, tha ai.
Të rinjtë që do të frekuentojnë mjediset e transformuara të Piramidës do të kenë mundësi të ndjekin kurse të ndryshme në fushën e IT dhe të komunikacionit, si dizajni, programimi etj.
Top Channel