Katër fëmijë mes 5 të vdekurve në sulmin me çekiç e thikë në Paris

03/10/2020 15:39

Pesë njerëz duke përfshirë katër fëmijë janë gjetur të vdekur sot në një shtëpi në Paris pas raportimeve për një sulm me thikë e me cekiç.

Mediat vendase raportonin se tre njerëz të tjerë ishin në gjendje të rëndë, përfshi dhe autorin e krimit.

Rrjeti BFM TV raportonte se një burrë kishte sulmuar viktmat me “një thikë e një cekiç”.

Një oficer policie raportoi për mediat se shërbimet e emergjencës po nxitonin për në skenën e ngjarjes, ku gjetën pesë të vdekur dhe pesë njerëz të tjerë të plagosur.
“Skena është e marrshme”, kishte thënë ai.

Prokurorët thanë se zbulimi i kobshëm i bë në zonën Seine-Saint-Denis të kryeqytetit mëngjesin e sotëm.

Ende nuk janë publikuar detaje të viktimave teksa ngjarja është në zhvillim …

FOTO GALERI
1/4
Incidenti ndodhi zonën Noisy-le-Sec, raporton rrjeti BFM Paris.

Top Channel