Elbasan/ Konfliktohen me punonjësit e lokalit, arrestohen 2 persona e vihen në kërkim 2 të tjerë

03/10/2020 19:37
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme dhe dy të tjerë janë vënë në kërkim në Elbasan, pasi prishën qetësinë publike dhe u konfliktuan me punonjësit e lokalit nën efektin e pijes alkoolike.

Janë arrestuar Xh.T., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Shkatërim  i pronës private”, dhe “Prishja e qetësisë publike ” dhe A.M., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim i pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërsa në kërkim u shpallën J.Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, dhe L.Q., 43 vjeç, banues në Elbasan., të cilët në momentin që kanë parë  policët kanë mundur të largohen.

Njoftimi i policisë:

Elbasan. Nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike si dhe dëmtuan ambientin e lokalit , vihen në pranga dy shtetas dhe shpallen në kërkim policor dy shtetas të tjerë.  Shërbimet e Policisë Elbasan,  pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes klientëve dhe personelit të shërbimit të  lokalit, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.  Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit Xh.T., A.M., dhe L.Q., nën efektin e pijeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar  me personelin e shërbimit të këtij lokali  si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit, ku për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive   njëri prej klientëve  që nisi konfliktin , shtetasi A.M. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë shtetasit A.M. ju gjet një dozë lëndë narkotike dhe në banesën e shtetasit J.Ç. të cilën e kishte me qira  janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 16 doza lëndë narkotike  si edhe një shkop druri me disa vida druri metalike i përshtatur si armë e ftohët. Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh.T., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Shkatërim i pronës private”, dhe “Prishja e qetësisë publike “.

A.M., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim i pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”. U shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve:  J.Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, dhe L.Q., 43 vjeç, banues në Elbasan., të cilët në momentin që kanë parë  shërbimet e Policisë kanë mundur të largohen. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel