Dy operacione kundër trafikut të emigrantëve, tre të arrestuar dhe një në kërkim, sekuestrohen automjete dhe celularë
2 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara ndaj personave në kërkim ose atyre që lëvizin me sende të kundraligjshme, arrestuan në flagrancë shtetasin S.V., 19 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Ndërsa Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel