Festivali i dragonjve/ Forcë dhe pasion në Vietnam

03/10/2020 21:13

Forcë, fleksibilitet dhe një pafundësi ngjyrash u shpalosën në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ndërsa dragonjtë mbushën rrugët. Më shumës e 300 përforcues vietnamezë morën pjesë në kërcimet e dragonjve, pjesë e festimeve për të festuar përvjetorin e 1010-të të qytetit.

“Është argëtuese dhe emocionuese”, thotë një spektator ndërsa ndjek 13 ekipet pjesëmarrëse.

Vetë kërcimtarët kanë pritur jo pak kohë për performancën për shkak të kufizimeve strikte për koronavirusin. Gjatë kohës së Covidit, thonë ata- nuk patëm shumë evente për të performuar ndaj një ngjarje si kjo e sotmja, është për ne e shumëpritur – thotë një nga kërcimtarët.

Vietnami në fakt është përgëzuar për suksesin e tij në vënien nën kontroll të virusit me gjithsej 1100 raste të regjistruara, pa asnjë transmetim të brendshëm në një muaj dhe me vetëm 35 viktima.

Kërcimet e dragonjve apo luanëve, performohen zakonisht në Vietnam gjatë vitit të ri hënor dhe festivalit të mesit të vjeshtës.

Top Channel