Roma gjen fitoren e parë në Serinë, e cila erdhi nga këmbët e Pedro Rodriguezit, sulmuesit spanjoll i afruar si futbollist i lirë te verdhekuqtë gjatë merkatos së verës. Goli i shënuar nga 33-vjeçari në minutën e 55-të të takimit në transfertë me Udinesen mjaftoi për të përcaktuar fituesin në “Friuli”.

Feston suksesin e parë si verdhekuq edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Marash Kumbulla, i cili pas debutimit në sfidën ndaj Juventusit ruajti rolin e titullarit edhe ndaj Udineses.

Në fakt, skuadra friulane i pati mundësitë, sidomos pas pësimit të golit, për ta ndëshkuar Romën, por Okaka, Ouwejan dhe Lassagna nuk patën fatin me vete në finalizim.

Një ecuri në ngjitje për Romën, që pas humbjes së rëndë në premierën e Serisë A ndaj Veronës (në tavolinë), barazoi me Juven në “Olimpico”, për të ardhur te kjo fitore me Udinese në transfertë.

Top Channel