“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Kompania “One“që udhëhiqet nga investitori shqiptar Elvin Guri ka marrë vlerësim të veçantë nga nën sekretari i Shtetit të SHBA-së Keith Krach.
Ai shprehu mirënjohjen në emër të Presidentit Donald Trump që Shqipëria i është bashkuar listës së vendeve me rrjet të pastër 5G. Z. Krach falenderoi gjithashtu operatorin e vetëm shqiptar që i është bashkuar kësaj inisiative, ONE Telecommunications, duke cituar drejtorin e saj ekzekutiv.
Emil Georgakiev: “One Telecommunications vazhdon të tregojë angazhim për të ruajtur standardet më të larta të sigurisë për klientët tanë dhe partnerët tanë duke përdorur vetëm mjete të besuara”.
ONE Telecommunication u bë kompania e parë nga Shqipëria dhe rajoni që iu bashkua dhe u angazhua në iniciativën e rrjeteve të pastra. Si pjesë e kësaj iniciative, ONE Telecommunications angazhohet të mos përdorë pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruajtjeje nga kompani të pasigurta teknologjikisht.
Rrjeti i Pastër adreson kërcënimet afat-gjata që ka pasur në privatësinë e të dhënave, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin e besuar mes vendeve të lira të botës. Rrjeti i Pastër i ka rrënjët në standardet digjitale të pranuara ndërkombëtarisht. Është strategji shumë-vjeçare e krijuar mbi koalicione të partnerëve, kompanive dhe shteteve të besuara.
Top Channel