Lojërat e fatit/ Arrestohet 51-vjeçari në Elbasan, policia kontroll në lokalin e tij

03/10/2020 12:47

Një 51-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan, teksa vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

R.H., banues në Elbasan u arrestua për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Kontrollet kundër do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm të lojrave të fatit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

Top Channel