Siç premtoi Luana Vjollca: Sonte “Shiko Kush LUAN” vjen me surpriza të mëdha!

03/10/2020 13:27

“Shiko kush LUAN” nën autorësinë dhe drejtimin e Luana Vjollcës u rikthye sërish me rekorde shikueshmërie edhe këtë sezon të katërt duke kaluar shifrën e 1 milion klikimeve në YouTube.

Pas suksesit të premierës të shumëpëlqyer nga publiku besnik i emisionit, ashtu siç ka premtuar autorja dhe moderatorja e “Shiko Kush LUAN”, mbrëmjen e sotme na presin shumë surpriza.

Në super spektalin e së shtunës nuk mungojnë performancat madhështore nga Fifi dhe artistët më në zë të momentit, të ftuarit specialë.

Të ftuar mjaft të rëndësishëm dhe që publiku i ka dashur shumë këtë sezon, mbrëmjen e sotme janë Elisa Spiropali, Erion Isai, Anxhela Peristeri, Arian Agushi (Gold AG), Don Xhoni, Meriton Mjekiqi, Lei Kraja dhe Diona Fona.

Jeni gati t’u tregojmë surprizat?

Më mirë po ju lëmë të prisni pak, pasi shumë pak orë na ndajë nga ora 21:00 për të mësuar surprizat që “Shiko Kush LUAN” ka rezervuar për ne!

Top Channel