Borussia Dortmund e mori veten shpejt në Bundesligë pas humbjes ndaj Augsburgut. Në Signal Iduna Park përballë tifozëve të saj, skuadra e Lucien Favre iu imponua Freiburgut pasi e shkatërroi me rezultatin 4-0 në një sfidë ku shkëlqeu sërish i zakonshmi Erling Haaland.

Verdhezinjtë e mbyllën pjesën e parë 1-0 falë golit të talentit norvegjez. Në pjesën e dytë, të besuarit e Favre e ndëshkuan edhe 3 herë Freiburgun. Emre Can dyfishoi shifrat në 2-0, por Haaland firmosi sërish në listën e golashënuesve teksa shënoi golin që e coi rezultatin në 3-0.

Kishte festë edhe për Pasalic që shënoi golin e katërt për Dortmundin që në këtë mënyrë shkon në kuotën e 6 pikëve po aq sa edhe Werder Bremen që mundi Arminia bielefeld 1-0. M’gladbachu muni Këlnin 3-1, Eintrachti mposhti Hoffenheimin 2-1, ndërsa Bayer Leverkusen u ndal në barazimin 1-1 ndaj Stuttgartit.

Top Channel