Në kioskat ku shiten abonetë nuk gjen abone studenti. Të rinjtë ankohen se edhe pse universitetet kanë qenë të hapura gjatë verës për të përsëritur njohuritë e marra gjatë mësimit online kur institucionet arsimore u mbyllën prej situatës së koronavirusit.

Tani më në kioska s’ka abone studenti dhe shpenzimet e jetës së tyre studentore janë rritur.

Aktualisht s’ka abone studenti, jemi interesuar e na thanë që pa filluar shkolla nuk nxjerrim dot në treg. Ndërkohë që shkollën e kemi nisur që në gusht. Shqetësuese është se kosto shumë e lartë. Unë duhet të marr dy autobusa për në shkollë se shtëpinë e kam në fresk e jam te politekniku. Kosto shumë e lartë.

Me lekë paguajmë biletën se s’ka abone studenti.
Në nëntor na kanë thënë do dalë kur të filloj viti i ri akademik.

Aboneja e studentit është shumë e rëndësishme për ne se levizim me urban. Shto dhe koston e maskës. Shumë shpenzime”

Top Channel