Dalja nëpër kinema e filmit të ri james Bond, është shtyrë sërish. Premiera e No Time To Die, ishte shtyrë më herët nga prilli në nëntor për shkak të pandemisë.

Shfaqja e tij është shtyrë tani sërish për në 2 prill të vitit 2021 në mënyrë që ai të mund të shihet nga një audiencë botërore në salla kinemaje – thuhej në faqen e internetit të filmit.

“Ne e kuptojmë se shtyrja do të zhgënjejë shumë fansa, por ne me zor presim ta ndajmë me ju No Time To Die vitin e ardhshëm”.

No Time to Die, pritet të jetë edhe filmi i fundit i Daniel Craig në petkat e agjentit sekret britanik. Filmi i fundit i serisë Bond, Spectre, mblodhi thuajse 900 milionë dollarë të ardhura në kinematë e gjithë botës në 2015.

Top Channel