“Jul Çezari” në kalanë e Elbasanit/ Aktorët në natën e katërt të festivalit të teatrit: Na mungon skena

03/10/2020 12:37

Nata e katërt e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “skampa 2020” vuri në skenën e improvizuar në kalanë e Elbasanit tragjedinë “Jul Cezari” të Uilliam Shekspir.

Me regji të Ivica Buljan, aktorët e teatrit kombëtar eksperimental duket se u ndjenë komod në një ambient që i përshtatesh veprës ku nuk munguar mesazhet e saj bashkëkohore edhe sot pas qindra vitesh.

Por pavarësisht se Jul Cezari përshtatej me kalanë e Elbasanit, aktorëve u mungon teatri po ashtu si edhe publiku, të cilin kanë vendosur ta takojnë në rrugë. Ata e gjykojnë te tejzgjatur mbylljen e teatrove.

Edicioni i 22 I Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor “skampa 2020” vijon prej 4 ditësh. Të gjitha shfaqet po mbahen në mjedise të hapura ndërsa publiku është i detyruar të pajiset me maska. Ky do të mbahet mend si festivali covid 2020.

Top Channel