Rregullatori Evropian i Ilaçeve tha se komiteti i tij i sigurisë po hetonte raportet për lëndime akute në veshja tek disa pacientë me covid 19 që janë trajtuar me remdesivir.

Agjencia evropiane e ilaçeve, tha se në këtë pikë nuk ishte e qartë nëse ka një lidhje të rastësishme mes remdesivirit dhe raporteve për dëmtim akut të veshkave. Komiteti sidoqoftë do të mbledhë të gjitha të dhënat e domosdoshme për të dalë më pas në një përfundim.

Trajtimi, një nga të parët që shkurtonte kohën e shërimit tek pacientët me covid 19 në testet klinike, është miratuar për përdorim emergjent në disa vende, përfshirë Evropën dhe shtetet e bashkuara të Amerikës.

Sidoqoftë, dëmtimi i veshkave, mund të shkaktohet nga covid 19 por edhe nga faktorë të tjerë si diabeti, tha agjencia në deklaratën e saj.

Top Channel