Kultivuesi i mollëve/ Fermeri Rakip Kaja investoi pas emigracionit

03/10/2020 12:27

Rakip Kaja 66 vjeç, nga Gjorica, qendër e njësisë amministrative e bashkisë Bulqizë, ka ndërtuar ekonominë e tij familiare duke u marrë me frutikulturë.

Pas një eksperience pune në emigracion, Itali, Kaja u kthye dhe ngriti një parcelë toke për kultivimin e mollëve, ku vijon të punojë së bashku me familjen e tij prej 16 vitesh.

Parcela me 1 500 rrënjë mollë të variateve të ndryshme, buzë Drinit të Zi, si dhe klima, thotë 66 vjeçari, janë mjaft favorizuese, për kultivimin dhe prodhimin e mollëve. Ai dëshiron që edhe fëmijët e tij ta trashëgojnë këtë biznes në mënyrë që të mos emigrojnë.

Top Channel