Gjatë ditës së sotme janë prekur 152 persona me COVID-19,ndërsa kanë ndërruar jetë 3 të tjerë.

Sipas Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1008 testime në 24 orët e fundit.

Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki janë: 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë,

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të të telefonojnë menjëherë Urgjencën Kombëtare nëse kanë shenja të COVID-it.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambiente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit”, shkruan ministria.

COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                        152

Të shëruar ne 24 orë                     194

Humbje jete në 24 orë                 3

Testime ditore                                 1008

Testime totale                     91146

Raste pozitive                      14117

Raste të shëruara    8536

Raste Aktive                          5189

Humbje jete 392 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            2638

Durrës           571

Shkodër        392

Elbasan          254

Lezhë        265

Korçë             242

Fier              224

Vlorë 189

Kukës        142

Berat  118

Dibër  94

Gjirokastër   60

Top Channel