E martë, 29 Shtator 2020
17:25
“Kam të drejtë të vendos për trupin tim”/ Protesta në Meksikë, gratë kërkojnë legalizimin e abortit

Aktivistët e abortit janë përleshur me policinë gjatë marshimit “Një ditë për dekriminalizimin e abortit në Amerikën Latine dhe në Karaibe” në Mexico City.

17:18
Rritet bilanci/ Covid-19, sa ka shkuar numri i viktimave në SHBA

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 209.896, prej të cilëve 444 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

17:18
Kroaci, 3 viktima dhe 135 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e kaluara, 135 raste të reja të infektimit me coronavirus u regjistruan në Kroaci dhe tre persona ndërruan jetë.

17:09
20 vjeçarja vdes dy javë pas përdhunimit brutal në Indi, që e la të paralizuar

Një vajzë 20-vjeçare ka vdekur pas një përdhumimi çnjerëzor nga katër burra në Indi, që e la të paralizuar e me shpinë kurrizore të thyer.

17:08
Modelja shtatzënë me urgjencë në spital, zbulon gjendjen e saj dhe të foshnjes (FOTO)

Modelja e njohur Chrissy Teigen, është shtruar në spital pas komplikacioneve të krijuara në muajin e është të shtatzënisë

17:08
​Haradinaj në Hagë: Nuk e njoh Gjykatën Speciale, nuk e ndërroj mendimin edhe po të dënohem me 500 milionë vjet

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Nasim Haradinaj në paraqitjen e tij të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë tha po mbahet padrejtësisht në paraburgim. Mbrojtja e tij ka kërkuar nga gjykatësi lirimin e menjëhershëm të Haradinajt, meqë siç ka thënë ai, Gjykata Speciale është për krime lufte e klienti tij nuk ngarkohet me akuza të tilla. Kundër Nasim Haradinajt nuk është ngritur asnjë aktakuzë por Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se këtë do ta bëjë së shpejti.

17:00
Tetori Gjerman/ Ambasadori Zingraf jep sinjalet për hapjen e tij

Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf npërmjet një video-mesazhi gjatë kësaj të marte ka dhënë sinjale për hapjen e Tetorit Gjerman.

17:00
Fifi ka surpriza për fansat, por vëmendja e tyre është te beli i saj elegant (FOTO)

Fifi ka zgjedhur të na befasojë gjithnjë e më shumë.

16:56
Debati Presidencial/ Trump tenton rinisje në minutën e fundit, refuzon përgatitjet për përballjen deçizive

Të gjitha përforcimet janë mbledhur: Një tufë kartash me pyetjet përpara dhe përgjigjet prapa.

16:56
Zhvillimi i fundit!/ Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një avion të sajin

Armenia thotë se një nga avionët e saj luftarakë u rrëzua nga një avion i Turqisë, në një përshkallëzim të madh të një konflikti mbi rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak.

16:53
Vuçiç: Dëshirojmë paqe për vllezërit nga Armenia dhe Azerbajxhani

Ne duam paqe dhe besoj se vëllezërit dhe miqtë tanë nga Armenia dhe Azerbajxhani do të jenë në gjendje ta arrijnë atë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency (AA).

16:49
Dhunonte fëmijët e çerdhes, edukatorja sulmohet nga prindërit e vogëlushëve (VIDEO)

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, shfaqet një mama duke sulmuar edukatoren e fëmijës së saj, e cila e kishte dhunuar këtë të fundit.

16:48
​Azerbajxhani kërcënon të shkatërrojë sistemet raketore të Armenisë

Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit do të shkatërrojnë sistemet raketore antiajrore S-300 të Forcave të Armatosura armene që lëvizin në Nagorno-Karabak, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Vagif Dargahli.

16:43
​Turqia ndihmon Azerbajxhanin në luftë kundër Armenisë

Turqia është e vendosur të ndihmojë Azerbajxhanin “të rifitojë territoret e saj të okupuara” në Nagorno-Karabak, tha sot një përfaqësues i presidencës turke.

16:39
Video/ Në qender të Tiranës, burri i shtrirë në tokë. Policët i vijnë në ndihmë, ja ç’ndodhi

Një njeri i shtrirë në tokë në qendër të Tiranës tek zona pranë Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.

16:39
Dita Botërore e Zemrës, Manastirliu: Koronarografitë falas 24/7, puna nuk u ndal as në epidemi

Mbi 8 mijë procedura në zemër janë kryer vetëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë këtij viti.

16:35
Debati i parë Trump-Biden

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-zëvendës presidenti Joe Biden, do të debatojnë mbrëmjen e së martës pesë javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit. Ky është i pari nga tre debatet e planifikuara për t’u zhvilluar gjatë muajit të ardhshëm.

16:33
Bilanci i 24 orëve të fundit! MSH: 127 raste të reja dhe 4 viktima nga covid-19

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 127 raste të reja dhe 4 viktima nga covid-19 në 24 orët e fundit.

16:26
Rusia regjistron rritje dramatike në rastet ditore me Covid-19

Përhapja e koronavirusit në Rusi është përshpejtuar në mënyrë dramatike gjatë pesë ditëve të fundit, ndërsa numri i rasteve të reja ditore arrin nivelin më të lartë që nga qershori.

16:22
​Mbrojtja kërkon lirimin e menjëhershëm të Nasim Haradinajt

Avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij.

16:21
​Ja kur hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Vetëm dy muaj pas finales së vitit 2020 të zhvilluar në Lisbonë, edicioni i 66-të i garës më prestigjoze evropiane në nivel klubesh Liga e Kampionëve rikthehet muajin e ardhshëm.

16:18
Tri lidhjet më të rëndësishme që do të keni në jetë

Ekzistojnë tri lloje të marrëdhënieve në jetën tuaj dhe nëse gjeni të duhurën nga e para, ju jeni me të vërtetë me fat. Por shumica prej nesh duhet të kalojë nëpër tre hapa dhe lidhje para se gjërat të vijnë në vend.

16:15
​Gjërat për të cilat jemi thjesht shumë të vjetër kur kemi kaluar moshën 30-vjeç

Nëse jeni femër, shanset janë të mëdha që të kaloni të njëzetat në gabime dhe ta gjeni veten. Është një periudhë pasigurie dhe vendimesh të dyshimta – marrëdhënie të këqija dhe seks e ndjenja konfuze. Nëse nuk martoheni me një person të gabuar ose prishni reputacionin tuaj, në të vërtetë po bëni mirë.

16:14
Maqedoni e Veriut : 8 të vdekur dhe 112 të infektuar me COVID-19

Maqedonia e Veriut, të martën ka regjistruar 112 të infektuar me COVID-19 dhe tetë të vdekur nga testimi i 1.327 mostrave.

16:03
Wadephul: Po ta konfirmojë ODIHR-i plotësisht reformën zgjedhore, plotësohet kushti

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, i ka bërë thirrje Shqipërisë që të arrijë një konsenus në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

15:54
Merkel e shqetësuar/ Masa më të ashpra kundër Covid

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të kërkojë që 16 landet e Gjermanisë të bien dakord për masa më të ashpra kundër pandemisë, nëse rriten rastet e infektimeve me koronavirus.

15:53
Mesazhi i SHBA-së/ Egje, zbarkon “përbindëshi” amerikan

Në mesin e tensioneve të Greqisë me Turqinë, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo njoftoi se luftanija gjigante amerikane USS Hershel “Woody Williams” do të ankorohet rregullisht në bazën detare të SHBA-së në Souda te Kretës.

15:48
Jeta e shtrenjtë e William-it dhe Harry –t/ Princ Charles ka paguar më shumë se 6 milionë për t’i mbajtur

Një investigim i gazetës Daily Express mbi bilancet e Klarence House për periudhën prill 2019 deri në mars të 2020, tregoi se princit Charles i është dashur të japë shumë para për të mbajtur dhe mbështetur familjet dhe projektet e dy fëmijëve dhe nuseve te tyre.

15:44
Aktori i ndjerë dhuroi pjesë të pagës për kolegen

Një aktor tejet i talentuar, por dhe nje njeri i jashtëzakonshëm: gjithmonë e më shumë dëshmitë e njerëzve që e kanë njohur, po nxjerrin ne pah cilësitë e rralla të Chadwick Boseman, të shuar në muajin gusht në moshën 43 vjecare për shkak të një tumori.

15:44
Fotot paqësore që do t’ ju shërbejnë si masazh për shpirtin

Është një kënaqësi më vete të shikosh foto të thjeshta në dukje, por me shumë ndjenjë në brendësi.

15:38
Vangjel Kozma rikthehet në Portokalli/ Spektakli i humorit nga 4 tetori në ekranin e Top Channel

Në 4 tetor në ekranin e Top Channel rikthehet portokalli në sezonin e ri televiziv.

15:33
Nis festivali i teatrit/ Elbasan, shfaqjet në mjedise të hapura

Nis sot në Elbasan edicioni i 22 i Festivalit Ndërkombëtar Skampa 2020. Festivali më jetëgjatë në Shqipëri duket se nuk do ta ndërpresë traditën e tij pavarësisht kushteve të pandemisë.

15:33
Marrëdhënie seksuale me thjeshtrën prej 7 vitesh, gjykata lë në burg 39-vjecarin

”Arrest me burg” për 39-vjeçarin që kryente marrëdhënie seksuale me thjeshtrën e tij të mitur.

15:30
Manastirliu i kundërvihet Bashës: Mos ngatërro shifrat e pandemisë me veprimet aritmetike

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirkiu ka reaguar pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha foli për rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit.

15:28
Pelikani i Prespës, i rrezikuar/ Në të dyja liqenet janë mbi 1200 individë

Në liqenin e Prespës strehohet Pelikani kaçurrel, një prej shpendëve të rralla të klasifikuara botërisht në rrezik zhdukje.

15:26
Drini mbushet me plehra/ Reshjet mblodhën të gjitha mbeturinat e hedhura në tokë

Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur prurjet në lumin Drin të Lezhës.

15:25
Kosovë/ Asnjë humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit, rastet e reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të martën se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

15:16
Fotot/ Lulet e veçanta që shërojnë shëndetin dhe shpirtin

“Baby Succulents” është një lloj bime që nuk të bën mirë vetëm për shëndetin por edhe për shpirti për bukurinë që ka.

15:11
Grevë urie për pagat e vonuara/ Naftëtarët e Ballshit: Punëtorëve ju detyrohen 8 milionë euro

Greva e urisë e naftëtarëve të Rafinerisë së Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballshi ka hyrë në ditën e dytë, në mjediset e një qendre shëndetësore të papërshtatshme për këtë ngujim.

15:09
Pandemia, kreditë nuk po rikthehen/ Raporti i bankës: Të dëmtuar bizneset dhe familjarët

“Jo vetëm individët por edhe bizneset kanë pësuar një goditje të fortë për shkak të pandemisë Covid-19, pasi aftësia paguese e huasë është përkeqësuar ndjeshëm në gjashtëmujorin e këtij viti”.

15:03
Basha: Rimëkëmbje për 6 muaj/ Projekti ekonomik i PD: Duhen 312 milionë euro për gjashtë muaj

Shëndetësia dhe biznesi janë dy sektorët më të prekur nga pandemia e covid 19 dhe demokratët i kanë përfshirë në planin e tyre te rimëkëmbjes, i cili përbën 5 shtylla.

15:02
Fotot/ Jastëk në formë petulle apo sanduiçi, më të çuditshmit që keni parë ndonjëherë

Jastëku është miku ynë më i mirë në disa raste.

15:01
FMN: Ekonomia do bjerë me 7.5%/ Porositë e fundit për qeverinë shqiptare, për PPP dhe korporatën e investimeve

“Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar me tkurrje vlerësimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në -7.5%, nga -5% që ishin pritshmëritë në Prill, kur pandemia Covid-19 sapo kishte nisur. Në mbyllje të misionit virtual, institucioni financiar ndërkombëtar ka lënë edhe disa porosi për qeverinë.”

14:46
Rama shprehet i bindur: Këtu do më keni edhe për 5 vite të tjera…

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me gazetarët ditën e sotme u shpreh i bindur për një mandat tjetër si kryeministër i këtij vendi.

14:43
U hapën Kazinotë? Reagon Rama: Gënjeshtër e madhe…

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme rreth hapjes së një procedure ku mund të licencohet hapja e kazinove në pika të caktuara dhe të një shume të madhe parash.

14:38
Bojkoti i Superligës/ Rama: Shantazhi nuk funksionon me mua! Nëse duan të bojkotojnë le ta bëjnë…por duhet bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedimin me gazetarët është ndalur edhe tek bojkoti i superiores. Rama ka shtuar se është dakord që si fillim të ketë një ulje fillestare por kurrë nuk mund të ecet pa taksa.

14:38
Rasti “shuplaka”, Gruevski në arrati dënohet me burg

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe ish ministri Mile Janakieski janë shpallur fajtorë për rastin “Shuplaka” si nxitës të dhunës në komunën Qendër qershorin e vitit 2013.

14:35
​Kosova dhe Maqedonia do t’i rishikojnë masat lidhur me qarkullimin midis dy shteteve

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Zëvendësministrin e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani.

14:29
Hiqet homologimi për veturat që vijnë në Kosovë nga shtetet e BE-së

Në Komisionin për Infrastrukturë ka kaluar projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia.

14:28
Beyonce bën gjestin e veçantë për fansen me kancer

Beyonce ka bërë një gjest të veçantë për një pacient me kancer. Autorja e hitit “Crazy in Love” i dërgoi një buqetë me lule Lyric Chanel, e cila po lufton me Anaplastic Ependymoma, një formë e tumorit në tru.

14:28
Vuçiç: Paktet me Kosovën duhet të zbatohen!

Presidenti serb Aleksandar Vucic u shpreh se të gjitha marrëveshjet me Kosovën, të nënshkruara në Bruksel, duhet të zbatohen, por jo “në përputhje me rregulloret e Kosovës”, sepse, sipas tij, “nëse gjithçka shikohet në këtë mënyrë, që të jetë në përputhje me rregulloret e Prishtinës ose Beogradit dhe të mos ndryshohet asgjë”, atëherë “është e pamundur të arrihet ndonjë kompromis”.

14:27
Kosove, prodhuesit e qumshtit ne proteste. Rruga zbardhet nga qumshti i derdhur

Përfaqësuesit e fermerëve të qumështit meqë nuk u lejuan të shkojnë tek Qeveria e Kosovës, kanë derdhur qumështin në rrugë tek rreth i “Dragodanit”.

14:23
Mbyllja e transmetimeve analoge/ AMA bën njoftimin e rëndësishëm

Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) njofton se ditën e nesërme (data 30 shtator) do të mbyllen transmetimet televizive analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

14:20
“Vdeksha unë për Lulzim Bashën…” Rama  batuta me liderin e opozitës: Premtime për ta bërë detin kos…

Kryeministri Edi Rama teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve lidhur me rritjen e pagave të mjekëve ka lëshuar edhe batuta kundrejt lideri të opozitës Lulzim Basha.

14:17
“Mbro atdheun se ta mori greku!”, Rama ironizon: Mbroje me Liken me kanoe, bjeri nga Vjosa

Gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme kryeministri Edi Rama ka lexuar një koment, ku thuhet se ai duhet t’i lërë këto dhe të mbrojë atdheun se po ia merr fqinji ynë Greqia.

14:16
Gucati do të dalë para Dhomave të Specializuara më 1 tetor

Dhomat e Specializuara njoftuan se kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati do të bëjë paraqiten e parë para këtyre dhomave më 1 tetor.

14:15
Macron premton ndërmjetësimin evropian në krizën e Bjellorusisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, premtoi ndihmën e Evropës në ndërmjetësimin e krizës politike në Bjellorusi.

14:15
‘Aeroporti i Kukësit do të jetë gati’/ Rama: Do shkoj unë në Londër t’i marrë 100 kuksianë të votojnë PD-në

Kryeministri Edi Rama ka thënë se aeroporti i Kukësit do të jetë gati shumë shpejt.

14:10
Rindërtimi/ Rama: 70 projekte që do të strehojnë 70 mijë persona

Gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme kryeministri Edi Rama tha se janë 70 projekte të rindërtimit vetëm në Tiranë, si një nga zonat më të prekura nga Tërmeti.

14:09
Rama ironizon Bashën: Shalqi me provë. Larg qoftë që COVID-it ta kishte gjetur vendin me të në krye

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në konferencën për gazetarët i është kundërpërgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas propozimeve të këtij të fundit për të dalë nga kriza e Covid-19 me 5 hapa.

13:58
Ahmetaj prezanton planin për rindërtimin pas tërmetit: Një pjesë e banesave individuale mbarojnë përpara …

Ndërtimi i banesave kolektive, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti dhe janë shembur do të fillojnë të ndërtohen brenda datës 15 tetorit. Lajmin e bëri të ditur ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një konferencë për mediat, së bashku me kryeministrin Rama dhe ministren e Financave, Anila Denaj.

13:56
Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 në një shkollë në Ersekë

Një tjetër rast pozitiv në shkollën 9 vjeçare në Ersekë.

13:55
Rama: S’ka më inspektime, biznesi i vogël më i çliruari

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministren e Financave Anila Denaj kanë zhvilluar një komunikim për shtyp me mediat.

13:55
Rama: Garantojmë se deri në 2029 s’do të ketë taksë me TVSH për biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat deklaroi se asnjë shkollë në Republikën e Shqipërisë nuk ndërtohet me lekë borxh, por me lekët e buxhetit dhe shtetit, si dhe fondin e vënë në dispozicion nga BE dhe pjesa tjetër.

13:47
Rama: Do të rritet paga minimale e punonjësit

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministren e Financave Anila Denaj kanë zhvilluar një komunikim për shtyp me mediat.

13:42
Rama: Do të rikthejmë në punë 13 mijë personat që u dëmtuan nga pandemia

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministren e Financave Anila Denaj kanë zhvilluar një komunikim për shtyp me mediat.

13:41
I zhdukur prej 10 ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

Një 51-vjeçar rezulton i humbur prej të paktën 10 ditësh. Alarmin e kanë dhënë familjarë të shtetasit Mark Daka nga fshati Gurëz. Sipas tyre, Daka ka prej disa vitesh probleme të shëndetit mendor.

13:34
Për 300 mijë $ në muaj, pickon veten me insektet më të rrezikshme në botë (VIDEO)

Ai merr frymë thellë, duart dridhen ndërsa zgjat krahun e majtë të zhveshur, ndërsa dora tjetër mbërthen një palë pinca. Diçka e papërshkrueshme monstruoze është bllokuar në majat e pincave dhe tundet nga acarimi.

13:32
Rama: Para tërmetit projeksionet optimiste e pozitive në vend, papunësia më ulëta në rajon

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministren e Financave Anila Denaj kanë zhvilluar një komunikim për shtyp me mediat ku tha se një ditë para tërmetit projeksionet ishin optimiste dhe pozitive për vendin duke iu referuar shifrave nga Banka Botërore.

13:28
1 milionë vdekje/ OBSH: Virusi mund të goditet!

Tashmë është zyrtare: pandemia e koronavirusit ka marrë mbi një milionë jetë njerëzish nëpër botë, e konfirmuar kjo nga universiteti prestigjioz John Hopkins.

13:23
​Pas Mustafës edhe Veseli flet për “vijat e kuqe”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar deklaratat e shefit të LDK-së, Isa Mustafa rreth heqjes së vijave të kuqe.

13:14
Këshilli Politik mblidhet më 1 tetor/ Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Tani e pranoni se nuk ndalohen koalicionet, betejë për të penguar ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri u është përgjigjur argumenteve të parashtruara nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

12:57
“Miracle in Cell No. 7” shpallet  filmi më i mirë i vitit në Turqi

“Miracle in Cell No. 7”, apo siç quhet në turqisht, “Yedinci Kogustaki Mucize”, është një film turk i vitit 2019, prodhim i Netflix, i cili ka bërë bujë në trojet shqiptare gjatë kohës së izolimit.

12:42
Banka Botërore: Pandemia do të varfërojë miliona njerëz

Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor.

12:37
Cakaj takim me Roth në Berlin: Të gatshëm për të vijuar rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE

Gjatë qëndrimit në Berlin, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane, Michael Roth.

12:33
Vjedhje, falsifikim dokumentesh e dhunë në familje, bien në pranga dy persona në kërkim

Dy persona të shpallur në kërkim dhe një tjetër janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë e Sarandë.

12:31
Fliste për saktësimin e adresave të votuesve, Lleshaj bën ‘gafën’ e papritur! Ngatërron dy herë datën e zgjedhjeve

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë për shtyp, teksa fliste për saktësimin e adresave për qytetarë dhe për qendrat e votimit ka bërë një gafë duke ngatërruar dy herë datën e vendosur për zgjedhjet.

12:30
Filipinet regjistrojnë mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

Filipinet në 24 orët e fundit kanë regjistruar mbi 3 mijë raste të reja me koronavirus, theksuan sot zyrtarët.

12:24
Përkujtimore nga kalldrëmet/ Goditje çekanësh në Gjirokastër për mjeshtrin e gurit Muhedin Makrin

Mjeshtri i gdhendjes së gurit Muhedin Makri që u nda nga jeta pak muaj më parë në Gjirokastër është përkujtuar gjatë javës së turizmit dhe trashëgimisë me trokitje masive të çekiçit mbi kalldrëmet karakteristikë pikërisht në atë atë pjesë të pazarit ku ai vetë riktheu trokitjet pas dekadash të tëra.

12:22
Shtyhet seanca e Kuvendit të ditës së enjte, votimi i Kodit Zgjedhor hiqet nga rendi i ditës

Seanca plenare e Kuvendit të ditës së enjte është shtyrë për të hënën datë 5 tetor, ndërsa votimi i Kodit Zgjedhor është hiqur nga rendi i ditës.

12:21
Piktura me pallatet që nuk janë më/ Ekspozitë e piktorit nga Shijaku, Ermir Llaftiu

Në galerinë e arteve pamore të qytetit bregdetar të Durrësit vijon të jetë e hapur ekspozita “Shtegtimi i gjethes” e piktorit Ermir Llaftiu.

12:18
Gjermani, zëdhënësi i AFD: Për emigrantët, ka dhoma gazi!

Partia gjermane e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë shkarkoi ish-zëdhënësin e saj Christian Lüth pas raporteve se ai ka bërë disa komente çnjerëzore lidhur me emigrantët.

12:16
Të gjithë ‘vrapojnë’ në orët e fundit, shkon rreth 500 numri i aplikuesve për hetues në ‘FBI-në shqiptare’

Teksa mesnata e ditës së sotme mbyll aplikimet për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit apo siç është quajtur ndryshe FBI-ja shqiptare, shumë aplikues kanë nxituar për tu bërë pjesë e kësaj strukture, partnere e ngushtë e SPAK.

12:14
Terapia në çift edhe në Shqipëri/ Mundësia e fundit për të shpëtuar martesën

Sipas statistikave të fundit, 20% e martesave përfundojnë më divorc. Por para se të shkohet në ndarje, çifti e ka një mundësi për ta riparuar çka nuk shkon me marrëdhënien e tyre. Është terapia në çift. Por sa qasje kanë çiftet shqiptare ndaj kësaj praktike.

12:11
Emrat/ OFL u kërkon deklarimin e pasurisë në Elbasan tre të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar ditën e sotme deklarimin e pasurisë tre personave të dënuara më parë.

12:05
Hapet gara për kazinotë/ Ministra e Financave shpall kriteret e licencimit, afati deri më 22 tetor

Ministria e Financave ka shpallur garën për licencimin e kazinove në kryeqytet, pas vendimit të miratuar pak javë më parë për kriteret dhe zonat ku do të lejohej ushtrimi i këtij aktiviteti.

12:02
Dita e fundit e aplikimeve në BKH, ambasadorja e SHBA-së thirrje: Mos qëndroni ulur, çohuni e veproni

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka bërë thirrje për të gjithë ata që duan të aplikojnë për të qenë pjesë e BKH-së në ditën e fundit, pasi në mesnatë përfundojnë aplikimet.

11:55
Kinë/ Helmoi 25 fëmijë, edukatorja dënohet me vdekje

Një mësuese e kopshtit që helmoi 25 fëmijë, duke vrarë njërin prej tyre, pas një debati me një anëtar rival të stafit është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Kinën qendrore.

11:50
Policia rrugore/ Aksion ‘blic’ për shoferët e dehur që drejtojnë makinën

Nisur nga gjendja rënduar e shkeljeve rrugore dhe përfshirja në ngjarje rrugore e disa mjeteve, Policia Rrugore organizoi kontrolle të befasishme për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit për dy ditë rresht.

11:48
Rama nga Durrësi: Injorancë e madhe për ata që hedhin poshtë investimet

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Durrësit për startimin e programit të financimit të Bashkimit Europian për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

11:47
Soreca: BE do të japë 40 mln euro për rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore

Ka startuar sot programi i financimit të Bashkimit Europian si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

11:39
Video/ Një trup si të Jennifer Lopez, ushtrimet që duhet të bëni çdo ditë

Ajo është 50 vjeçe dhe ka një nga trupat më të bukur në tëë gjithë botën e spektaklit. Kush mund të ishte tjetër përveç se Jennifer Lopez.

11:34
Kush tha që vera ka mbaruar?! Bjellorusët nuk i rezistojnë dot gjirit të Vlorës! (FOTO)

Kemi hyrë zyrtarisht në stinën e vjeshtës dhe temperaturat kanë nisur të ulen ndjeshëm, të shoqëruara me shira dhe mot të vranët.

11:23
Basha: 5 hapat për rimëkëmbjen nga pandemia! 2500 testime në ditë… subvencionim dhe rimbursim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur rreth situatës së shkaktuar nga pandemia Covid-19 në vendin tonë.

11:22
Eksperti amerikan per Ballkanin, Ben Meir: Kosova të adresojë të metat e saj

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, në një shkrim të tij thotë se Kosova është vend me potenciale të jashtëzakonshme nëse i mobilizon burimet e veta njerëzore dhe materiale. Mirëpo, ai thekson se fillimisht vendi ynë duhet të adresojë të metat e saj për t’i dhënë mundësi të qëndrojë në këmbë të veta dhe të ndjekë rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit.

11:21
Fotot/ Drejtori dhe zv. drejtori i SHÇBA-së takim pune në SPAK

Drejtori i Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat-së, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim pune me zv. drejtorin  Adriatik Ago gjatë ditës së sotme në ambientet e SPAK.

11:19
Përplasja në kufi/ Armenia po përdorë luftëtarë kurdë!

Armenia ka dërguar luftëtarë kurdë të PKK-së dhe pjesëtarë të së ashtuquajturës Ushtria e fshehtë për çlirimin e Armenisë, ASALA, në rajonin e Nagorni-Karabakut, ku kanë shpërthyer përplasje të forta ushtarake mes dy vendeve.

11:13
Konflikti armeno-azer/ Mund të përplasë Turqinë me Rusinë

Përshkallëzimi i konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorni-Karabak shton mundësinë që aty të përfshihen dhe fuqi të mëdha si Rusia e Turqia.

11:11
Qeveria e Kosovës merr përsipër subvencionimin e prodhimit të qumështit

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit me përpunuesit e qumështit ka thënë se janë dakorduar që Qeveria të merr përsipër të subvencionojë prodhimin vendor të qumështit prej 25 përqind të çmimit që është në stok.

11:10
Vazhdojnë luftimet Azerbajxhan-Armeni, vriten 23 persona

Një nga konfliktet më të vjetra në botë, që është një mosmarrëveshje territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka rishpërthyer me përplasjet më të rënda në vite.