Hell’s Kitchen Albania 3/ Eusebio nuk përmbahet, përplas në tokë shef Renaton, pamjet

12/12/2020 00:40

Vazhdojnë përplasjet, debatet dhe spektakli në Hell’s Kitchen Albania 3, por këtë puntatë ndodhi diçka që nuk kishte ndodhur asnjëherë në Hell’s Kitchen.

Eusebio nuk mban dot nervat dhe përplasi në tokë shef Renaton. Gjithçka nisi kur ‘djalli’ hodhi tiganin me patate të Eusebios, diçka që su pranua nga konkurrenti.

Momente nga zënka mes Eusebios dhe shef Renatos:

Eusebio: Unë po bëj më të mirën tani, çfarë po bën!

Shef Renato: Ku po e bën më të mirën?

Eusebio: Po ec tani,se kot e kape aty… për me më prish mu… na çave k**in!

Pas degjenerimit të fjalorit Eusebio nuk përmbahet dhe përplas në tokë shef Renaton. Ky veprim solli përjashtimin e tij nga kuzhina.

Momenti i përplasjes:

Episodi i plotë:

Top Channel