Pronat e sindikatave, Kol Nikolla jep me qira 30 vjet Kampin e Punëtorëve që i kishte dalë pronari!

11/12/2020 20:54

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes problematikat e pronave të sindikatave në Shqipëri, të cilat nuk përdoren nga punëtorët, por nga titullarët e sindikatave, të cilat i kanë privatizuar, shitur apo dhënë me qira.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Tedi Konomi, trashëgimtar i familjes Konomi në Vlorë, familja e të cilit ka trashëguar truallin ku ndodhet Kampi i Punëtorëve. Sipas tij, pronën prej 2140 metra katrorësh e kanë fituar me vendime të Gjykatës së Lartë në vitin 2004, madje e kanë hipotekuar. Më pas, kanë mësuar se vite më pas, përkatësisht në vitin 2012, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë këtë pronë e ka dhënë me qira. Por, nuk kanë përdorur certifikatën e re, por certifikatën e pronësisë të vitit 1995. “Kontrata e qirasë është mes sindikatës dhe një personi në Vlorë. Është lidhur në vitin 2012 para noteres Majlinda Demollari. Familja jonë nuk ka pasur dijeni. Pronën tonë e gëzon dikush tjetër, megjithëse ne e kemi me certifikatë. Ata përdorin gjithandej certifikatën e vitit 1995, kur në fakt duhet të bënin rifreskimin e kësaj kartele” thotë Tedi Konomi.

Më pas shton se në këtë aferë ka gisht Sindikata, e cila ka “fshehur” pronësinë, noterja Majlinda Demollari, e cila nuk ka bërë rifreskimin e certifikatës. “Si mund të japësh me qira në pronë në vitin 2012 me një certifikatë të vitit 1995. Prona mund të ketë ndërruar disa pronarë. E kanë bërë me qëllim, pasi trualli ku janë godinat e Kampit të Punëtorëve janë të familjes sonë. Madje, në kontratën e qirasë shkruhet se ‘jepet me qira godinat e kampit dhe trualli’. Pra, noterja ka dhënë edhe truallin tonë, pa kërkuar rifreskimin e kontratës” thotë z.Konomi. Më tej shton se, këtë kontratë qiraje, qiramarrësi dhe Konfederata e kanë dërguar në Hipotekë dhe qiramarrësi ka regjistruar godinat në emër të tij. “Qiramarrësi këtë kontratë qiraje me Konfederatën e Sindikatave e ka dërguar në Bashkinë e Vlorës për të marrë leje shfrytëzimi edhe për truallin tonë. Bashkia i ka dhënë leje të ndryshme nga viti 2012 e deri në vitin 2020 me certifikatën e vitit 1995, kur në fakt trualli është i yni. Ata vazhdojnë të përdorin këtë certifikatë. Madje, kanë dhënë edhe leje për ndërtim pishine në këtë truall pa na pyetur ne” pohon Konomi.

Pas denoncimit, qytetari takon z.Kol Nikolla, President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, duke i kërkuar shpjegime përse e ka dhënë me qira truallin e familjes Konomi. Ai e pranon se e ka dhënë me qira në vitin 2012 me vërtetimin e ’95, pasi në atë kohë nuk ishte në sistem. Sipas Nikollës, është bërë një shtesë kontrate dhe është hequr trualli i familjes Konomi. “Unë po të them që kjo kontratë nuk është në fuqi. Bashkia s’ta ka dhënë, sepse Bashkia (e Vlorës) ka bërë dallavere dhe i dha leje. Ça po më nxjerr mua…” i thotë ai, por në fakt kjo kontratë qiraje vijon të përdoret edhe në Hipotekë. Qytetari e pyet disa herë si e ka dhënë me qira, ndërsa ai i përgjigjet se “e di unë se si e jap, po më kërkuan mua llogari”. Madje, pretendon se në momentin e dhënies me qira në 2012 nuk do kartelë të rifreskuar.

Qytetari takon edhe noteren Majlinda Demollari, e cila ka ligjëruar dhe hartuar këtë kontratë qiraje. Pasi i shpjegon se përse kishte shkuar, noterja i kërkon “llogari” Kol Nikollës në telefon, duke e pyetur çuditërisht se e kujt është prona. Në fakt, zonja notere duhet të kishte informacion të plotë rreth gjendjes së pronës në momentin kur e ka dhënë me qira, pasi në 2012, trualli i Kampit ka qenë edhe pronë e familjes Konomi. Qytetari i kërkon të lexojë kontratën e qirasë dhe noterja lexon se “… Kampi i Punëtorëve, vilat 3 katëshe, së bashku me truallin përkatës të tyre”. Pra, ka dhënë edhe truallin e familjes Konomi. Më pas, ndryshe nga sa ka shkruar në kontratë, noterja mundohet të justifikohet dhe i thotë se ka dhënë vetëm godinat dhe jo tokën. Më pas i sugjeron që qytetari dhe z.Nikolla të bëjnë një marrëveshje. Qytetari e pyet nëse duhet apo jo që në vitin 2012 të kërkonte rifreskimin e certifikatës së pronësisë, ndërsa noterja i përgjigjet se “është puna e ime”.

***

Qytetari takon z.Kol Nikolla, President i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë

Kol Nikolla – I kam parë të gjitha.

Denoncuesi – Po pra.

Kol Nikolla – S’kam dhënë me qira.

Denoncuesi – Uuu, a është firma jote kjo, vetëm po të kanë bërë ty ndonjë puç.

Kol Nikolla – Jo, jo!

Denoncuesi – A është vërtetimi i 95-ës kjo?

Kol Nikolla – Po.

Denoncuesi – Si mund të lidhësh kontratë?

Kol Nikolla – Po s’ka qenë në…

Denoncuesi – Po si e ke dhënë me qira në 2012-ën me vërtetim të 94-ës?!

Kol Nikolla – Tani në 2012-ën nuk ka qenë hedhur në sistem. Është hedhur në sistem, është ndryshuar kontrata, i është bashkangjitur ajo deklarata e pronësisë.

Denoncuesi – S’ke certifikatë pronësie ti për tokën, tokën e kam unë me certifikatë pronësie. Ti ke për pjesën tjetër.

Kol Nikolla – Po pjesën tjetër!

Denoncuesi – Po ti ke dhënë dhe pjesën time.

Kol Nikolla – Po s’e kam dhënë pjesën tate.

Denoncuesi – Po kjo është pjesa ime mo shok. Kjo është (kontrata e qirasë) ka dalë nga Bashkia e Vlorës.

Kol Nikolla – Nuk është e vërtetë pra.

Denoncuesi – Kjo ka dalë nga bashkia.

Kol Nikolla – Në rregull, nëse ka dalë nga bashkia të ka rrejt bashkia. në 2014-ën apo ’15-ën, ne kemi dhënë pjesën tonë, e ke në sistem.

Denoncuesi – Po në 2012-ën…

Kol Nikolla – Është anuluar kjo dhe është bërë tjetra.

Denoncuesi – Tani kjo ka dalë nga Bashkia e Vlorës.

Kol Nikolla – Në rregull, ai te bashkia të ka manipuluar ty.

Denoncuesi – A është toka ime?

Kol Nikolla – Po ta gëzosh o vëlla.

Denoncuesi – Po s’e gëzoj dot se ma ke dhënë me qira me vërtetim të 94-ës.

Kol Nikolla – O Zotëri, unë këtë kontratë e kam lidhur në përputhje me ligjin.

Denoncuesi – Ça ligji, se ligji e do të freskët.

Kol Nikolla – Në rregull, të freskët e kam bërë në 2015-ën!

Denoncuesi – Me një akt rilevimi topografik ti ke dhënë dhe pjesën time.

Kol Nikolla – Sepse nuk ka qenë e hedhur në hipotekë kur është bërë kjo.

Denoncuesi – Po s’i e ke dhënë ti kur s’ka qenë e hedhur në hipotekë?

Kol Nikolla – E kam pasur unë, që në ’94-ën në Hipotekë.

Denoncuesi – A i mer ti?

Kol Nikolla – Kë?

Denoncuesi – Lekët e tokës time.

Kol Nikolla – Ore zotëri, s’marr asnjë lekë tokës tate.

Denoncuesi – Kush i merr?

Kol Nikolla – Në 2014-ën apo në 2015-ën janë zbrit qiraja, janë bër ënë kontratë vetëm pjesa e KSSH-së.

Denoncuesi – Po toka ime që ka ngel peng aty?!

Kol Nikolla – Nuk e di kush e ka! Unë e kam pa aty që ty bashkia të ka rrejt.

Denoncuesi – Kjo është regjistruar në hipotekë, kjo është regjistruar edhe në bashki.

Kol Nikolla – Unë po të them që kjo kontratë nuk është në fuqi. Bashkia s’ta ka dhënë, sepse Bashkia (e Vlorës) ka bërë dallavere dhe i dha leje. Ça po më nxjerr mua…

Denoncuesi – O dallaveret i keni bërë të gjithë ju…

Kol Nikolla – Po në rregull, shko në polici, prokurori a ku të duash.

Denoncuesi – Si e ke dhënë me qira pa e …

Kol Nikolla – E di unë se si e jap, po më kërkuan mua llogari!

Denoncuesi – A e di ti se si e jep.

Kol Nikolla – Ore zotëri, në vitin 2012 unë kam lidhur një kontratë, sepse e kam pasur në Hipotekë që në ’94-ën.

Denoncuesi – Po nuk do një vërtetim të rifreskuar?

Kol Nikolla – Jo!

Denoncuesi – Si s’dashka?!

Kol Nikolla – E di unë atë punë, e di ai që e ka marrë!

***

Qytetari takon edhe noteren Majlinda Demollari

Denoncuesi – Ke bërë një kontratë me vërtetim të ’95-ës për 30 vjet. Këtë kontratë e kanë regjistruar kudo.

Noterja Majlinda Demollari – Kontratë qiraje?

Denoncuesi – Kontratë qiraje.

Noterja Majlinda Demollari – Po, unë jam e 2012-ës.

Denoncuesi – Për 30 vjet!

Noterja Majlinda Demollari – Po mund ta bësh edhe për 100 vjet

Denoncuesi – Me vërtetim të 95-ës, pa kartelë të rifreskuar?!

Noterja Majlinda Demollari – Po në atë kohë në 2012-ën kështu ka qenë, s’ka pasur certifikata.

Denoncuesi – Është toka ime.

Noterja Majlinda Demollari – Edhe çfarë ka kjo?

Denoncuesi – Ka dhënë tokën time me qira dhe ti e ke legjitimuar, ndërkohë që unë…

Noterja Majlinda Demollari – S’i e kam dhënë unë tokën me qira?! Kjo që kam dhënë është e Sindikatës, si qënka e jotja.

Denoncuesi – Ja moj (certifikatën e pronësisë) që është e imja, me vërtetim pronësie, është e 2004-ës.

Noterja Majlinda Demollari – Po kjo është certifikatë.

Denoncuesi – Po është e 1994-ës moj shpirt. Është e vjetër ajo, ndërkohë që në 2004-ën pronën e kam pasur unë.

Noterja Majlinda Demollari – Kush është ky që e ka firmosur?

Denoncuesi – Kol Nikolla.

Noterja Majlinda Demollari – Ja të flas.

Denoncuesi – E ka regjistruar në bashki.

Noterja Majlinda Demollari – (Telefonon Kol Nikollën) Më ka ardhur një zotëri, si e ke emrin ti?

Denoncuesi – Nga Konomajt e Vlorës.

Noterja Majlinda Demollari – Kemi bërë një kontratë qiraje në 2012-ën bashkë të dy, e ke bërë Sindikatat me Ariel Meçaj, kështu bashkangjitur është vërtetimi i vjetër… Zotëria më thotë, në periudhën kur është bërë kontrata më thotë, unë kam qenë pronar në 2004-ën. Në pronësi të kujt është kjo pronë? Si, në 2015-ën keni bërë shtesë në kontratë!!! Se unë kam dhënë pjesën time thotë, e kam saktësuar në 2015-ën kush është pjesa ime, kështu më tha.

Denoncuesi – Po ai ka dhënë dhe pjesën time.

Noterja Majlinda Demollari – Jo, jo.

Denoncuesi – Po si mund ta lidhësh një kontratë qiraje me…

Noterja Majlinda Demollari – Edhe njëherë, mund të bëhet, unë nuk e di ça janë këto dokumente, nuk e di ça ka bërë ai (Kol Nikolla). Ja ku e ke.

Denoncuesi – Ku e ke objektin (e kontratës së qirasë).

Noterja Majlinda Demollari – Qiramarrësi, objekti shtëpinë e pushimit thotë, Kampi i Punëtorëve, vilat 3 katëshe, sëbashku me truallin përkatës të tyre.

Denoncuesi – Kjo a është e imja (trualli).

Noterja Majlinda Demollari – Ore të lutem shumë, shiko si është puna. Qiramarrësi jep me qira objektin e pushimit, shtëpitë e pushimit. Ke shtëpi pushimi ti, pronë?

Denoncuesi – Kam tokën (truallin) moj.

Noterja Majlinda Demollari – Shtëpinë e Pushimit more zotëri kam dhënë me qira, jo tokën.

Denoncuesi – Po s’ka certifikatë ai.

Noterja Majlinda Demollari – Ti ke truallin zotëri.

Denoncuesi – Po.

Noterja Majlinda Demollari – Atëherë shumë bukur, do bëni një marrëveshje të dy, që të zgjidhni unë kam objektin ti ke truallin dhe hajde ta zgjidhim. Ai thotë, unë në kontratë edhe e kam çuar në hipotekë kam saktësuar që unë kam dhën objektin.

Denoncuesi – Në hipotekë është kjo kontratë (e qirasë në 2012-ën).

Noterja Majlinda Demollari – Në kontratën time të qirasë zotëri, unë kam dhënë objektin që është e Sindikatave, nuk është e jotja me qira.

Denoncuesi – Në atë moment që ai e ka dhënë, ai nuk ka pas (trullin).

Noterja Majlinda Demollari – Nuk është e jotja zotëri, me certifikatë ti ke trullin, më çudite, po më shokon. Shiko lexoje truallin, nuk thotë shtëpi, kamp të punëtorëve. Çfarë kërkon? Ke të drejta ta riblesh ti apo ta legalizosh, ka procedurë tjetër.

Denoncuesi – Po pra, e kam unë të drejtën.

Noterja Majlinda Demollari – E ke, po tani ti s’je pronar.

Denoncuesi – Mos u nxef, mos u nxef.

Noterja Majlinda Demollari – Po tani. Ça kërkon tani?

Denoncuesi – Ai në momentin që e ka lidhur s’ka pasur as godinën, as truallin asnjë gjë.

Noterja Majlinda Demollari – E ka pasur zotëri, ja me …

Denoncuesi – Me këtë të 94-ës.

Noterja Majlinda Demollari – Edhe vazhdon e ka.

Denoncuesi – E kam unë tokën moj zonjë.

Noterja Majlinda Demollari – Po vazhdo zgjidhe me shtetin.

Denoncuesi – Po toka është e imja?!

Noterja Majlinda Demollari – O zotëri, shko zgjidhe me atë. Toka është e imja më jep qiranë e tokës, atij i merr qiranë e objektit.

Denoncuesi – Po një kartelë të rifreskuar nuk e donte?

Noterja Majlinda Demollari – O zotëri, edhe njëherë është puna e ime…

Denoncuesi – Për një kontratë 30 vjeçare?

Noterja Majlinda Demollari – Shiko pronësinë tënde. Mos shiko ça bëjnë të tjerët në pronën e …

Denoncuesi – Është prona ime…

Noterja Majlinda Demollari – Atëherë ke truallin, s’ke objektin.

Denoncuesi – Po pra.

Noterja Majlinda Demollari – Kur ta blesh hajde më thuaj.

Denoncuesi – Do një kartelë të rifreskuar.

Noterja Majlinda Demollari – O zotëri s’ka ç’të duhet kartela, është pronë e tij, vazhdon të jetë e tij.

Denoncuesi – Po unë e jam me qira, hajde ma jep me qira pastaj.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel