![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T221509.575-800x450.jpg)
26/07 22:15
Kufiri midis SHBA-së dhe Kanadasë do të mbetet i mbyllur për udhëtime jothelbësore për të paktën edhe një muaj më shumë, deri më 21 janar, për të frenuar pandeminë COVID-19, njoftoi sot qeveria kanadeze.
“Zgjatja e re midis dy fqinjëve veriorë do të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve në të dy anët e kufirit”, shpjegoi kryeministri kanadez, Justin Trudeau, gjatë një konference për shtyp, raporton ATSh.
Mbyllja e kufijve të SHBA-së me dy partnerët e saj të tregtisë së lirë të Amerikës së Veriut, Kanada dhe Meksikë, u vendos në mars dhe që nga ajo kohë është zgjatur çdo muaj.
Lejohen vetëm tregtia e produkteve dhe mallrave, si edhe udhëtimet që konsiderohen thelbësore.
Top Channel